Masakra në Elbasan, zbulohet lidhja e viktimave me Rumaninë

Tre persona me background kriminal u ezkekutuan në një atentat mafioz në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan – ish Kombinati Metalurgjik, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit në ora 21:15.
Pas vrasjes së shtetasve Arben Dylgjeri, 56-vjeç, emigrant në Angli, Endri Alibej, 34 vjeç, emigrant në Holandë dhe shtetasit turk Erdal Dyranay, 51 vjeç, nuk ka asnjë person të dyshuar.
Për këtë arsye, grupi i hetimit po kërkon të dhëna për konflikte apo precedentë penalë nga autoritetet hetimore të Anglisë, Holandës dhe Rumanisë ku jetonin prej kohësh viktimat.
Mësohet se ata kanë biznese në Rumani.
GSH’ bën me dije se bizneset e tyre janë në një nga zonat më të mira të këtij shteti në Arges County, në zonën e Campulung Muscel.
Po ashtu dhe shtetasi turk Erdal Durunay, që dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Endritit në krimin e trafikut ndërkombëtar të drogës njihet si biznesmen në Rumani, administrator i një kompanie që merret me fibra sintetike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne