Masakra në Selenicë, Rama: Në këtë botë ndodhin të tilla ekstreme

Kritika, akuza dhe irritim pafund. Në profilin e Facebook, të kryeministrit Edi Rama ndjekësit kanë vetëm akuza ndaj shtetit pas masakrës së Selenicës, ku një 24-vjeçar vrau 8 persona.

Dhe pas disa ditë heshtje për këtë masakër, kryeministri ka marrë guximin të flasë dhe t’ju kthejë përgjigje ndjekësve.

“Me fal Albert ti jeton në këtë botë apo jeton në hënë, sepse në këtë bote, ndodhira të tilla ekstreme ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë!”, është ky një nga përgjigjet që kryeministri ka për ngjarjen në fjalë.

Ridvan Zykaj u kap nga forcat e policisë mëngjesin e së shtunës, pas 12 orëve kërkim të bluve të Vlorës, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA. Ai u gjet i fshehur në rrethinat pranë fshatit Resulaj të Selenicës, në Vlorë.

Të premten pasdite ai tronditi mbarë vendin me aktin makabër që kreu, duke vrarë 8 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë 14 dhe 6 vjeç.

Ngjarja që mund të cilësohet si një nga më të rëndat në vend gjatë dekadave të fundit, nuk ka si autor një person me probleme mendore, edhe pse 24-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve përkatëse për të vlerësuar shëndetin e tij mendor.

Pas ngjarjes, prindërit e tij shprehën habinë se ku i kishte gjetur municionet dhe armën, pasi në shtëpinë e tyre nuk zotëronin një të tillë. Personat që e njihnin në fshat thonë se ai ishte një tip i mërzitur nga jeta si çoban, i paditur dhe i egër, por më parë nuk kishte sulmuar askënd.

Pas ngjarjes, i çuditshëm ishte fakti se Ridvan Zykaj, pasi kreu aktin makabër dhe ndërkohë u fshihej forcave të policisë, gjeti kohën t’u përgjigjej njerëzve që e sulmonin në profilin e tij social në Facebook për veprimin që bëri.

Burimi: Gazeta shqiptare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne