Masakrat e Izraelit në Gazë duhet t’i paraqiten Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Çavusoglu: Masakrat e Izraelit në Gazë duhet t’i paraqiten Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të enjten se masakrat e Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë duhet t’i paraqiten Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Duke folur në një intervistë me kanalin informativ shtetëror, “TRT Haber”, Çavusoglu tha gjithashtu se një komision i pavarur duhet të përgatisë një raport mbi dhunën në Gazë dhe se Izraeli duhet të vihet para ligjit.

“Turqia do që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të miratojë një mocion lidhur me Jerusalemin”, theksoi ai duke shtuar se të gjithë duhet t’u japin një përgjigje të fuqishme Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.

Forcat izraelite martirizuar të paktën 63 dhe plagosën mbi 3.000 protestues palestinezë në kufirin e Gazës të hënën, pasi SHBA-ja hapi ambasadën e saj në Jerusalem.

Republika e Turqisë reagoi ashpër ndaj sulmit të Izraelit kundër civilëve palestinezë dhe shpalli 3 ditë zie kombëtare për palestinezët e martirizuar.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë turke shpjegoi se arsyeja kryesore e takimit të tij të 4 qershorit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Uashington, është udhërrëfyesi për qytetin verior sirian të Menbixhit.

“Ka një marrëveshje paraprake për çështjen, por ka pasur një humbje kohe për miratimin”, nënvizoi Çavusoglu.

Pavarësisht kundërshtimeve të Turqisë, njësi të YPG-së, krahu i armatosur i PYD-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, u zhvendosën për të marrë kontrollin e Menbixhit në gusht të vitit 2016, pak përpara operacionit “Mburoja e Eufratit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 24 gusht 2016 për të larguar terroristët e DAESH-it nga zonat kufitare turke dhe t’i mohuar YPG-së shansin e zgjerimit të mëtejshëm në perëndim të lumit Eufrat.

YPG-ja është grupi dominues në Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA-ja dhe kontrollon pothuajse një të tretën e territorit sirian në lindje të Eufratit.

“Është e rëndësishmeqë YPG-ja të tërhiqet nga Menbixhi, por jo e mjaftueshme; pasi e rëndësishme është gjithashtu që të stabilizohen të gjitha zonat nën kontrollin e YPG-së”, përfundoi ministri Çavusoglu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne