Mashtrimi më absurd i internetit, të fitosh para me sëmundjen e të tjerëve

Sa je përdorues i rrjeteve sociale ptjetër që je i familjarizuar dhe me postimet e dhimbshme dhe njerëzit që predikojnë mrekulli përmes like-ve. Janë pikërisht fotot dhe historitë njerëzore që bëhen virale për shkak të popullaritetit pasi besohet se shpërndarja dhe pëlqimi i këtyre të fundit do të gjenerojë të ardhura.

Në këto postime duken kryesisht fëmijë me probleme shëndetësore, të sëmurë, të dëmtuar apo raste të ngjashme që synojnë të prekin zemrat e njerëzve. Dhe zakonisht ata që postojnë këto foto ia dalin mbanë, sepse njeriu është i prirur ta pëlqejë apo shpërndajë atë postim në ndihmë të një personi apo kauze.Kjo është një gënjeshtër e madhe pasi një pëlqim apo një shpërndarje nuk shëron asnjë sëmundje, por vetëm ndihmon njerëzit e paautorizuar për të bërë atë gjë, të pasurohen. Përkundër qëllimit tuaj të mirë, ju jeni duke ndihmuar një keqdashës të fitojë jo vetëm lekë por edhe popullaritet. Kur ju shpërndani këto postime, jeni duke rritur popullaritetin e tyre

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne