Mashtrimi i ekraneve, shikoni ku ishte realisht dje Erion Veliaj (VIDEO&FOTO)

Që Erion Veliaj ka në themel të karrierës politike gënjeshtrën dhe që imazhi i superpunëtorit të pompuar nga media është kokë e këmbë një falsitet, këtë e di edhe gazetari më naiv në Tiranë. Jo më kot Lapsi.al e krahasoi me Gim Gjuzin pak kohë më parë, njeriun që me mashtrimet e tij arriti të shesë edhe Sahatin e Tiranës. Por megjithëse kjo është një e vërtetë e njohur për të gjithë gazetarët, Erion Veliaj ia ka dalë të marrë me vete në rrokullimën drejt gënjeshtrës të gjitha ekranet e televizioneve shqiptare. Ky është një rekord i paparë ndonjëherë në vitet e fundit, që do të mbetet gjatë në histori.

Shqiptarëve iu tha të hënën nga rrjetet sociale dhe nga ekranet e televizioneve, se Erion Veliaj ishte duke mbjellë pemë pranë Unazës së Re në Tiranë. Njoftimi zyrtar i Bashkisë kishte video dhe foto të kryebashkiakut. Lapsi.al raportoi se Veliaj ishte në Itali dhe se ishte parë në aeroportin e Romës, në Fiumiçino mbrëmjen e së dielës. Kronika e lajmit të rremë u përsërit në të gjitha ekranet e televizioneve një ditë më parë.
Por nga ana tjetër e kufirit, mediat italiane japin detaje për axhendën e Veliajt, raportojnë për takimet e tij në kohë reale, madje gazetarët edhe e kanë intervistuar kryebashkiakun, për të cilin kjo është eksperiencë që sa vjen e bëhet më e rrallë. Të hënën paradite, ndërsa në zyrat e Bashkisë, përgatiteshin pamjet dhe teksti për t’iu servirur mediave, Erion Veliaj ishte në një takim në Abruzzo, bashkë me presidentin e rajonit në fjalë dhe me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Aty u zhvillua ceremonia përmbyllëse e programit IPA Adriatic Cross-Border Cooperation 2007-2013. Veliaj ka patur kohë për t’u takuar me një përfaqësi të komunitetit arbëresh në Itali, shoqëruar nga ambasadorja shqiptare atje. Shikoni videon më poshtë:

Gjatë pasdites, kur shqiptarët e shihnin duke i hedhur një lopatë dhe fidanëve, Veliaj ishte në Institutin e Shkencave “Grann Sasso”, bashkë me rektorin Eugenio Coccia dhe Presidentin e Këshillit rajonal Giuseppe Di Pangrazio.


Të martën, Veliaj qëndroi sërish në Itali, ku kishte parashikuar takime të tjera. Zyra e shtypit në Tiranë e bëri pushim.
Nuk ka asnjë dyshim se “shërbimi” i ekraneve të medias do t’i bëhej me të njëjtin zell edhe të martën, pa llogaritur nëse “lajmi” ishte i vërtetë apo i fabrikuar nga zyra e shtypit e bashkisë. Por e vërteta e udhëtimit në Itali të Veliajt, tashmë kishte marrë dhenë në mediat online dhe një kronikë tjetër e gatshme, vetëm sa do ta nxirrte kryebashkiakun e Tiranës siç është në të vërtetë; gënjeshtar dhe qesharak.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne