Mat/ Qëllon veten me çifte, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Mat. Policia është nisur drejt vendngjarjes, por ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje. I plagosuri është Gjovalin Rica.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se i plagosuri ka qëlluar veten me çifte në fshatin Bushkash, ndërsa është nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave, të cilat kanë shtyrë këtë person të qëllojë ndaj vetes.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne