Matteo Salvini thirrje BE për anijen me emigrantë: Merrni masa, do i kthejmë mbrapsht

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini paralajmëroi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, ku rreth 170 prej tyre ndodhen aktualisht në një anije në Katania, në Siçili, e cila nuk është lejuar për të zbarkuar emigrantët në token italiane. Ndërsa përmes një postimi në Twitter, Salvini tha se Europa të mbajë përgjegjësi për barrën e pritjes së emigrantëve ose ne do të nisim kthimin e tyre nga vendet ku u nisën.

Ose Europa të nisë të mbrojë seriozisht kufijtë e saj dhe të ndajë barrën e pritjes së emigrantëve ose ne do të nisim kthimin e tyre në portet nga ku u nisën.Italia e ka përmbushur tashmë detyrën e saj, dhe kur është tepër, është tepër.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini

Rreth 170 migrantë ndodhen në anijen e rojeve bregdetare italiane ”Diciotti” e ankoruar në portin e Katanias mbrëmjen e së hënës ”për një ndalesë teknike” e cila nuk është lejuar të zbarkojë pasagjerët në tokë, pesë ditë pasi u shpëtuan në det të hapur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne