Mattis: Mos të ndalohet shitja e avionëve luftarakë F-35 ndaj Turqisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis paralajmëroi Kongresin Amerikan që të mos ndalojë shitjen e avionëve luftarakë F-35 ndaj Turqisë për shkak të planeve të saj për të blerë sisteme të mbrojtjes S-400 nga Rusia.

Në letrën drejtuar deputetëve që debatojnë për buxhetin e mbrojtjes për vitin 2019-të në Kongres, letër e mbajtur sekret deri më tani, Mattis shkruan: “Tani për tani jam kundër nxjerrjes së Turqisë nga shitja e avionëve F-35”.

Ai i rikujtoi deputetëve se Turqia, në lidhje me avionët luftarakë është një nga 8 partnerët ndërkombëtarë dhe shtoi se Turqia ka investuar 1,25 miliardë dollarë gjatë fazës së zhvillimit të avionëve luftarakë.

Në letrën e Mattis dërguar më 7 korrik Kryetarit të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Kuvendit të Përfaqësuesve, Mac Thornberry dhe Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit zë vend kjo shprehje: “Nëse sot prishet zinxhiri i furnizimit ndaj Turqisë, do të përjetohet një ndërprerje e prodhimit të avionëve. Do të përjetohet një vonesë në dorëzimin e 50-75 avionëve dhe kjo do të zërë vendin e kompanive turke dhe do të nxjerrë në pah nevojën për burime të tjera, që do të prodhojnë ato pjesë (të avionit). / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne