Mattis: ShBA gati të punojë me Turqinë në Menbixh

Jim Mattis këto deklarata i bëri në një takim me gazetarët në Pentagon.

Mattis gjithashtu vuri në dukje se delegacionet turke dhe amerikane këtë javë do të takohen në Komandën e Forcave Amerikane në Evropë, që ndodhet në Shtutgart të Gjermanisë për të diskutuar zbatimin ushtarak të planit.

“Ne jemi të përgatitur të ecim përpara me bashkëpunimin në vijën e frontit të trupave tona, e cila fillon me atë se ne duhet ta dimë se ku ndodhet secili prej nesh”, u tha Mattis gazetarëve, duke iu referuar forcave ushtarake turke.

Pastaj do të fillojë patrullimi në të dyja anët e kufirit dhe më vonë mund të ketë edhe patrulla të përbashkëta në Menbixh, sqaroi Mattis.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe homologu i tij amerikan Mike Pompeo javën e kaluar rikonfirmuan udhërrëfyesin e përbashkët të hartuar nga Ankaraja dhe Uashingtoni për stabilizimin e situatës në qytetin sirian Menbixh.

Çavushollu tha se udhërrëfyesi do të zbatohej në tri faza, të cilat do të përqendroheshin në largimin e forcave YPG/PKK nga Menbixhi, heqjen e individëve të lidhur me YPG/PKK-në nga strukturat qeverisëse vendore dhe krijimin e patrullave të përbashkëta turko-amerikane dhe një administrate të re të qeverisjes lokale të bazuar në popullatën vendore.

Pas një vizite në shkurt në Ankara të ish-Sekretarit amerikan të Shtetit të ShBA, Rex Tillerson, Turqia dhe ShBA-ja krijuan një mekanizëm për të trajtuar çështje specifike duke ngritur grupe pune, duke përfshirë këtu edhe çështjen e stabilizimit të situatën në Menbixh, dhe për të parandaluar përplasjet e padëshirueshme në terren.

Këtë janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin, që ndodhet në veri të Sirisë, me qëllim për të pastruar grupet terroriste nga zona. Pas çlirimit të qytetit të Afrinit, Ankara tha se mund ta vazhdojë edhe më tej operacionin e saj drejt lindjes së provincës Menbixh, nëse grupi terrorist i PYD/PKK nuk do të largohet nga qyteti strategjik.

Mbështetja ushtarake e ShBA për terrorizmin PYD/PKK në Menbixh ka tensionuar lidhjet midis Ankarasë dhe Uashingtonit dhe ka çuar në frikën e përleshjeve ushtarake mes dy aleatëve të NATO-s, pasi në qytet ndodhen rreth 2.000 trupa amerikane.

YPG/PKK dhe PYD/PKK janë derivate siriane të grupit organizatës separatiste terroriste të PKK-së, e cila ka marrë rreth 40,000 jetë njerëzisht në fushatën e saj 30-vjeçare kundër shtetit turk, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë.

Duke e lënë mënjanë statusin e saj terrorist, Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar PYD/PKK-në si një “aleat të besueshëm” në luftën kundër DAESH-it./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne