Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit përmes një komunikate të shkruar njofton se “Ambasadori i Republikës së Mauricit në Doha, Rashid Ali Subeydar, i kishte paraqitur letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ahmed bin Hasan al-Hamadi”.

Në pritje, Hamadi i uroi suksese në detyrën e re zotit Subeydar, Ambasadorit të Republikës së Mauricit në Doha, por që nuk do të jetë rezident në Katar, dhe tha se do të ofrojnë çdolloj mbështetjeje për të shndërruar marrëdhëniet dypalëshe në një bashkëpunim edhe më të afërt në fusha të ndryshme.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara të Arabe me një vendim të përbashkët që kishin marrë më datën 5 qershor 2017 kishin njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin.

Në vazhdim të procesit, këto vende kishin nisur të zbatonin ndaj Katarit edhe bllokadë ekonomike dhe politike.

Senegali, vend që e kishte tërhequr në qendër ambasadorin e tij në Katar pas shpalljes së bllokadës në fjalë, në gusht të 2017-s kishte riemëruar ambasador në Doha, kurse Çadi këtë veprim e kishte bërë në shkurt të 2018-s.

Katër (4) vendet që zbatojnë bllokadë ndaj Katarit i kishin paraqitur Dohës një listë kërkesash me 13 pika, si kusht për të rregulluar marrëdhëniet me të. Në këto kushte bëjnë pjesë edhe “ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, mbyllja e televizionit “Al Jazeera”. Si përgjigje Katari kishte deklaruar se nuk do të pranonte asnjë kërkesë që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare./ trt

17