Mauritani: Pritje dhe mbështetje madhështore prej Sulltani për Erdoganin

Në Mauritani është bërë thirrje përmes rrjeteve sociale për pritjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Mijëra qytetare nga Mauritania kanë komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet mediave sociale dhe kanë apeluar për të organizuar “manifestime mbështetëse” gjatë vizitës së kreut të shtetit turk në vendin e tyre.

Mesazhet dhe postimet e mauritanëve në rrjetet sociale theksojnë se vizita e Erdoganit është e para në nivel presidencial nga Turqia vëllazërore dhe miqësore.

Nga ana tjetër, tregtarët lokalë që shesin prodhime turke në Novakshot, kryeqytet i Mauritanisë, kanë bërë 50% ulje çmimesh me rastin e vizitës historike të Erdoganit.

Ata kanë varur në dyqanet e tyre pankarta me mbishkrimin “Mirë se erdhe Erdogan”, si dhe fotografi të mëdha të presidentit turk.

Erdogan udhëtoi pasditen e së mërkurës për në Mauritani, stacioni i dytë i turneut të vizitave në 4 vende të Afrikës Perëndimore, ku ndalesën e parë e realizoi në Algjeri.

Në kuadër të kontakteve në Novakshot, Presidenti Erdogan do të takohet me homologun mauritan, Mohamed Ould Abdel Aziz.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne