Mavraj: Islanda ekip më i vështirë se Turqia, nëse fitojmë me këto dy ekipe…

Menjëherë pas hedhjes së shortit, kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në një prononcim për “Supersport”, u shpreh se sfida jonë në grup do të jetë me Islandën dhe Turqinë, ndërsa theksoi se ekip më të vështirë sheh Islandën.

Sa shanse ka Shqipëria?

Për mundësi dhe shanse është e vështirë të flasim tani. Kemi pasur ndeshje të mira me Francën dhe Turqinë. Me këtë grup, e dimë që Islanda ka ecur shumë përpara, është i fortë. Islandën dhe Turqinë i kemi kundërshtarë kryesorë. Nëse ia dalim në këto ndeshje, kemi shumë mundësi.

Mendon se me Turqinë dhe Islandën, kë shikon skuadër më të vështirë?

Islanda është më e vështirë për të luajtur, se është një ekip që kurrë nuk e anashkalon kundërshtarin. E përgatit ndeshjen në mënyrë maksimale, dhe luftojnë në çdo ndeshje. Është më e vështirë kundër tyre, dhe kanë fituar shumë vetëbesim. Kurse Turqia është ende në ndërtim, kanë ndërruar trajnerin. Islanda është pak më e fortë se Turqia, por të dyja janë të vështira.

Grupi i Kosovës, derbi me Bullgarinë dhe Malin e Zi…

Është e vështirë të flasësh për skuadra të tjera që nuk e njoh mirë, por me Malin e Zi dhe Anglinë, për kosovarët do jetë një ndeshje e jashtëzakonshme. Me këtë formë që kanë momentalisht, mendoj se mund të arrijnë ndonjë rezultat pozitiv.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne