Mavraj: I kënaqur me vendin e 3-të, ëndërroj Euro 2020

Mavraj: I kënaqur me vendin e 3-të, ëndërroj Euro 2020

Mërgim Mavraj është i kënaqur me vendin e tretë të Shqipërisë në Grupin G të Botërorit “Rusi 2018”. Me edicionin kualifikues, që muajin e ardhshëm do të mbyllet, tashmë lideri i mbrojtjes kuqezi hedh sytë nga Europiani 2020.

Fitorja ndaj Lihtenshtejnit dhe barazimi në Strumicë përballë Maqedonisë mund ti mjaftojnë Kombëtares që ta mbyllë grupin përpara Maqedonisë dhe Izraelit. Një pozicionim i kënaqshëm për Shqipërinë, që mes kundërshtarëve të tjerë ka dy kampione bote, si Spanja dhe Italia.

“I druheshim kësaj që ndodhi. Të luash në të njëjtin grup me Italinë dhe Spanjën është e vështirë. Edhe pse shpresuam se do të arrinim diçka më tepër, jemi shumë të kënaqur me vendin e tretë. Mund ta cilësojmë një sukses të madh për vendin, ndërsa për tifozët tanë kishte më tepër rëndësi të pozicionoheshim përpara Maqedonisë. Këtë e realizuam. Tani ëndërroj të luaj në Euro 2020.”

Shqipëria do t’i mbyllë kualifikueset e Kupës së Botës me trasfertën e 6 Tetorit ndaj Spanjës në Alikante, ndërsa tre ditë më pas kuqezinjtë do të presin në “Loro Boriçi” përfaqësuesen italiane./ supersport

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne