Pas përfundimit të ndeshjes përballë Italisë, Mërgim Mavraj ka komentuar humbjen e Shqipërisë.
Mavraj ka deklaruar se ka qenë vetëm një episod që i ka ndëshkuar, ndërsa ka thënë se Panuҫi nuk krahasohet me De Biazin.

“Me Veselin kemi treguar marrëdhënie të mirë, në çdo repart. Kemi treguar që mund të luajmë kompakt. Me Spanjën ka qenë e vështirë që të jetë e tillë. Sot kishim qarkullim të mirë topi, ishim të guximshëm dhe u krijuam vështirësi. Mungoi 5%.”

Fat? Nuk është vetëm fati, por ka raste që dihet me e marrë golin me dhunë. Duhet të sakrifikosh më shumë dhe të shënosh. Por kur tenton, hapesh më shumë dhe rrezikon dhe atëherë mund të pësosh gol.

Të barabarte me statistika – Mënyra e lojës dallon komplet, nuk krahasohet me atë që kemi luajt me De Biazin. Gabojmë që të krahasojmë ndeshjet. Nuk krahasohet me ndeshjen në Itali, sesa me këtë sfidë që jemi në shpi kur edhe ata kanë probleme dhe kanë vështirësi.

Ka qenë mundësi e madhe për pikë. Është lojë tjetër, më shumë raste. Me Maqedoninë nuk ishim aq guximtare sa donte trajneri, është diçka që duhet përmirësuar.

Vendi i tretë – Më kujtohet kur luajtëm në Maqedoni dhe më pyetën pse Shqipëria është duke rënë. Tani dy javë më vonë më pyesin pse po rritet. Ka gjëra që ndryshojnë shumë shpejt mënyra e lojës është përmirësuar pak, por nuk përkthehet në arritje të suksesit. Suksesi i mëparshëm ka dëshmuar që ka qenë në rregull. Mënyra e lojës tani që është në rregull për tifozët, nuk përkthehet me rezultate”, deklaroi Mavraj për RTSH./I.M-Dritare.net

40