May drejt shkarkimit

Kryeministrja britanike Tereza Mei mund të përballet me mocion mosbesimi në parlament, pasi  anëtarë të Partisë Konservatore pritet të dorëzojnë 48 firmat e nevojshme për të vënë në lëvizje procedurën parlamentare.

Duke cituar burime nga kampi i Brexit, Daily Telegraph thotë se votimi për mocionin mund të ndodhë të martën që vjen.

Sipas kësaj gazete, partia irlandezoveriore e DUP deklaroi se marrëveshja me Partinë Konservatore do të anullohet nëse kryeministrja e Britanisë Tereza Mei nuk zëvendësohet me një udhëheqës të ri.

Nëse arrihet numri i nevojshëm, mocioni mbahet brenda 3 ditëve dhe kryeministres i duhen të paktën 158 vota që të qëndrojë në post. Në konferencën për shtyp të së enjtes, Mei mbrojti marrëveshjen duke thene se pa të, e ardhmja e Britanisë është e pasigurtë dhe në rrezik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne