Mbahen marshime anti-muslimane në disa qytete amerikane

Marshuesit e krahut të djathtë kanë dalë në rrugë në disa qytete anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ashtuquajturin “Marshimin Kombëtar kundër Sheriatit”, një fushatë anti-muslimane që është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut.
Duke iu përgjigjur një thirrjeje nga “ACT for America”, pjesëmarrësit e marshit dolën në të paktën 28 ​​qytete të 20 shteteve.

Organizata monitoruese Southern Poverty Law Center (SPLC) e përshkroi organizaten ACT for America si një organizatë “ekstremiste” dhe grupi më i madh antimusliman në vend.
Por shumë qytetar amerikan u grumbulluan në disa qytete për të kundërshtuar marshimet, dhe u shënuan edhe përplasje dhe grindje gjatë marshimit.

Duke folur për Al Jazeera, Corey Saylor i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islamike (CAIR) përshkroi marshimet si “islamofobike” dhe pjesë e një fenomeni që shpie në “krijimin e një mjedisi ku dhuna kundër muslimanëve bëhet e lejueshme “.

Amir Ahmeti
Alia Salem, një aktivist i drejtësisë sociale me qendër në Dallas, argumentoi se ksenofobia anti-muslimane ka zënë fillin edhe përpara presidencës së Donald Trump.

“Islamofobia nuk u krijua nga Donald Trump,” i tha Salem Al Jazeeras.

“Por ajo u fuqizua në një farë mase. Më shumë se çdo gjë, ideja e “epërsisë së të bardhëve” brenda segmenteve të popullsisë sonë është fuqizuar nëpërmjet presidencës së tij.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne