Në datën 23.09.20118 në shoqatën Ehli- Bejli në Prizëren është mbajtur Ceremonia Përkujtimore e Martirizimit të Nipave të Pejgamberit (s.a.v.s), djalit të Imam Aliut (a.s) e të hz. Fatimes (Imam Husejnit bashkë me 72 familjarë). Po ashtu u përkujtuan gjithshtu edhe vuajtjet e torturat e familjarëve dhe të afërmëve, që ishin bashkë me ta gjatë këtij udhëtimi.

Fjalimin hyrës e mbajti Kryetari i Shoqatës, Berzat Vasija. Z. Vasija përkujtoi pikat më kulminante të kësaj tragjedie si: qëllimin, filozofinë dhe anën politike të lëvizjes së Imam Hysejnit.

Gjithashtu i pranishëm ishte z. Orhan Rekathati, i cili foli për historikun e Qerbelasë dhe mbajtjen e Ashures në viset shqiptare. Pas tij fjalën e mbajti znj. Ikballe Huduti, e cila shpjegoi personalitetin e një njeriu që ishte edukuar nga ana e hz.Fatimes, hz. Zejneben.

Gjithashtu e mori fjalën z. Abdulrezak, i ftuari me prejardhje irakiane, i cili shpjegoi disa detaje të rëndësishme të kësaj tragjedie.

Në fund mbajti një fjalim, z. haxhi Rama që e plotësoi programin me kaside (ilahi) për Imam Husejnin.
Shoqata fetare dhe kulturore Ehli-bejti krahas të gjitha pengesave dhe vështërsive falë Allahut si cdo vit arriti t’a realizojë këtë program përkujtimor të tragjedisë së Imam Husejnit.

Shoqata Ehli- bejti falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë program.

/Gazeta impakt/

75