Mbërrin në Shqipëri Kroçera më e madhe nga Turqia, në bord 1800 turistë

1800 turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, përmes kroçerës më të madhe turke, kanë ardhur këtë të diel në Shqipëri, ku destinacion kanë qytetet turistike, si: Berati, Kruja, Durrësi e Tirana.

Sipas Minsitrisë së Turizmit dhe Mjedisit, këtë të diel mbërriti në Shqipëri për herë të parë kroçera më e madhe nga Turqia, me kapacitet 1800 pushues, e cila është ankoruar në portin e Durrësit.

Turistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, kanë pasur si destinacion Krujën, Tiranën dhe Beratin.

Të pritur dhe shoqëruar nga të rinjtë e Smile Albania, pjesa më e madhe e pushuesve që vizitonin Shqipërinë për herë të parë janë shprehur të suprizuar nga bukuria e zonave historike të Shqipërisë dhe mikpritja e të rinjve të Smile Albania.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi me ftesë të kapitenit dhe agjensive turistike ishte i pranishëm në ambjentet e Crocerës, ku tha, se tashmë Shqipëria është përfshirë në axhendën e vendeve turistike për tu vizituar.

“Ne erdhëm të falenderojmë Kroçerën e parë të nisur nga Turqia. Do të donim shumë të falenderonim kapitenin e kroçerës së parë të ardhur nga Turqia të cilët vlerësuan Shqipërinë si destinacion të ri të cilët do t’a frekuentojnë Shqipërinë për gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti dhe po ashtu me të rinjtë e projektit Smile, ne u përpoqëm t’i ofronim buzëqeshjen të gjithë pasagjerë e të këtij udhëtimi përveç shpjegimeve që ju dhanë të rinjtë e projektit Smile një pjesë kanë sot në Krujë një pjese kanë vizituar Tiranën dhe pothuaj te gjithë janë të surprizuar nga mikpritja shqiptare, nga bukuria e vendeve turistike dhe po ashtu kanë arritur që të bindin dhe kolegë të tjerë dhe sidomos kapitenin dhe ekuipazhin e ri, që të vinin në Shqipëri me kompaninë e tyre” – deklaroi Klosi.

Përfaqësuesit e kompanive turistike deklaruan, se Shqipëria është përfshirë tashmë në vendet turistike për tu vizituar.

“Është hera e parë që një crocere turke mbërrin në Shqipëri. Është hera e parë në këtë port dhe kjo do të thotë të hapësh një derë dhe është kënaqësi që të shohësh këta të rinj me t-shirt, të cilët shpjegojnë shumë mbi saitet turistike dhe historinë e tyre, është kënaqësi të dëgjosh për Tiranën dhe të pritesh me buzëqeshje nga këta të rinj”, tha kapiteni i kroçerës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne