Mbështetja e Uashingtonit ndaj terroristëve në Siri bëhet shkak reagimesh edhe në Amerikë

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG ka shkaktuar divergjenca edhe brenda vendit.

Këshilltarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Karen Decker, në fjalimin e saj të mbajtur në panelin e Qendrës së Punimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington me temë Sirinë, tha: “Aleatja jonë në NATO, Turqia është irrituar shumë me ne dhe për këtë nuk ka shumë faj. Ne jemi duke u shprehur për një anëtare të NATO-s që ka humbur 40 mijë nënshtetas së saj nga terrori i PKK-së. Për fat të keq nuk mundëm të bëjmë empati me Turqinë”.

Edhe specialisti i Institutit të Lindjes së Mesme, Charles Lister, që mbajti një fjalim në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Kuvendit të Përfaqësuesve, duke kritikuar politikën e Uashingtonit për armatimin e organizatës terroriste PKK/PYD-YPG, u shpreh me fjalët: “Një autokolonë e madhe, nga fusha jonë e operacionit në Siri, shkoi në Afrin. Në këtë autokolonë kishte edhe elementë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në verilindje të Sirisë”.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të treguar të njëjtën organizatë si një tjetër duke i ndryshuar asaj emrin.

“Ne u munduam që të ‘sheshim’ një histori sikur PYD/YPG-ja në Afrin nuk është e njëjtë me PYD/YPG-në në verilindje të Sirisë. Por të gjithë e dinë se kjo është qesharake” tha Ai.

Politika e Uashingtonit për PYD/YPG-në është tema kryesore edhe e bisedimeve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Herbert Raymon McMaster do të vijë në Turqi në fund të javës.

Kurse javën e ardhshme pritet të vijë Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Tema kryesore e bisedimeve pritet të jetë lufta civile që vazhdon në Siri dhe operacioni i Forcave të Armatosura Turke “Dega e Ullirit” në rajonin Afrin të Sirisë.

Mendohet se në takime do të bisedohet edhe për ekzistencën e ushtarëve amerikanë në Menbixh.

Turqia do të kërkojë nga Uashingtoni të përmbushë obligimet e aleatit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne