Në kohën kur qeveria amerikane në tensionin mes Arabisë Saudite dhe Katarit, mbajti anën e Arabisë Saudite, forcat detare të Katarit më 16 qershor organizuan një manovër ushtarake në gjirin Persik.

Dy luftanije amerikane të dislokuar në portin e Dohas morën pjesë në manovrën ushtarake të përbashkët me forcat detare të Katarit. “Al-Adid” në Katar është baza më e madhe ushtarake e Amerikës me 10 mijë trupa ushtarake në Gjirin Persik dhe në Lindjen e Mesme dhe Uashingtoni e shfrytëzon këtë bazë ushtarake për kryerjen e operacioneve ajrore të tij në rajonin e Lindjes së Mesme. Josef Al-Otaiba, ambasadori i EBA në Uashington, ka kërkuar nga Uashingtoni që ta shfrytëzojë bazën ushtarake “Al-Adid” në Katar për të ushtruar presion mbi autoritetet e Katarit që të ndryshojnë qëndrimet e tyre. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, bllokada kundër Katarit e vendosur nga vendet arabe të Gjirit Persik nuk bëhet shkak për ndërprerjen e operacioneve në bazën ushtarake Al-Adid. Njëkohësisht me organizimin e manovrave ushtarake Doha zyrtare ka arritur një marrëveshje me SHBA-të për blerjen e avionëve luftarakë F-15 me vlerë 12 miliardë dollarë, tha ministri i Mbrojtjes i Katarit Khalid al-Attiyah. Sipas agjencisë shtetërore e lajmeve të Katarit, Al Attijayh dhe homologu i tij i SHBA-ve, James Mattis, nënshkruan marrëveshjen në Uashington. Pentagoni përmes një deklarate ka theksuar se me marrëveshjen e arritur Katarit do t’i “ofrohen aftësitë më moderne dhe do të rritet bashkëpunimi dhe ndërveprimi në fushën e sigurisë ndërmjet SHBA-së dhe Katarit”. Kongresi amerikan që vitin e kaluar ra dakord për shitjen e avionëve Katarit, ndërsa marrëveshja e fundit erdhi pas krizës së fundit në Gjirin Persik mes disa vendeve arabe dhe Dohas.

Javën e kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni dhe Brahreini ndërprenë marrëdhëniet me Katarin, duke akuzuar Dohan se “mbështet terrorizmin”. Katari ka mohuar akuzat dhe izolimin diplomatik si “të pajustifikuar”. Kryetari i Komiteti kombëtar për të drejtat e njeriut në Katar me seli në Gjenevë, ka kërkuar nga OKB dhënien fund të rrethimit të Katarit nga Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti. Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti me 5 qershor 2017 kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin dhe njëkohësisht me këtë kanë vendosur mbyllur kufijtë ajrore dhe tokësor me Katarin. Kanali televiziv libanez Al Mejadin ka njoftuar se Ali Ibn Zamikh Al Meri, kryetari i Komiteti kombëtar për të drejtat e njeriut në Katar me seli në Gjenevë, në një konferencë për media ka thënë se nëse nuk do të përfundojë bllokada e Katarit, atëherë Doha mund të iniciojë proces gjyqësor ndërkombëtar për të kërkuar kompensim./ PT

25