Mbështetje për Palestinën në Francë

Me thirrjen e “Platformës Palestineze” të cilën e përbëjnë një numër i madh i organizatave joqeveritare, janë organizuar protesta në qendrën Kleber në Strasburg dhe në qendrën Terreaux në Lyon.

Në një deklaratë për shtyp të bërë nga përfaqësuesit e “Platformës Palestineze” në demonstratën në Strasburg ku morën pjesë rreth 2.000 njerëz, u deklarua se qeveria izraelite me mbështetjen e SHBA-së, ka mbajtur për shumë vite persekutimin ndaj popullit palestinez, duke e shtuar atë edhe më shumë me 14 maj dhe ka bërë një masakër e cila shkaktoi vdekjen e 65 palestinezëve dhe plagosjen e rreth 3.000 të tjerëve, duke shpërfillur kështu të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Përfaqësuesit e “Platformës Palestineze” të cilët dënuan ashpër masakrën e forcave të sigurisë së Izraelit kundër palestinezëve dhe kërkuan që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, deklaruan se kjo masakër në Rripin e Gazës, e cila për shumë vite ishte kthyer në një burg të hapur, është një dëshmi se qeveria e Netanjahut po vazhdon politikën e vet shkatërruese dhe terroriste në Lindjen e Mesme.

Në këtë protestë kishte slogane në gjuhën frenge të tilla si: “Palestina do të jetoj”, Palestina do të fitoj”, “Mbështete Palestinën, thuaj masakrës ndal”, “Të gjithë jemi palestinezë” etj, ndërsa këtë protestë e mbështetën 15 shoqata dhe organizata në mesin e të cilave ishin edhe insituti Al-Andalous, Abyssinie, Cojep, Ditib Strasbourg, Bashkimi i Muslimanëve në Francë, Bashkimi i Palestinezëve në Francë, Bashkimi Evropian i Demokratëve Turq, Qendra Kulturore Turke në Strasburg etj.

Në protestën e organizuar nga “Kolektivi i Shoqatave Rhone-Alpes për Palestinën” në qendrën Terreaux në Lyon, morrën pjesë rreth 500 persona. Nëpër sloganët në këto protesta ku shiheshin edhe flamujt palestinezë, turq dhe francezë, bëhej thirrje që bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria franceze të mos qëndrojnë të heshtur ndaj masakrave të izraelit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne