Qoftë në epokën Perandorake të carëve ( sidomos në fillim të shekullit të  18, 19 dhe 20), qoftë si shtyllë e sistemit ndërkombëtar apo superfuqi globale gjatë epokës sovjetike (sidomos periudhën 1945-1991), Rusia / BRSS tradicionalisht ka luajtur një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.

Pas rreth një dekade të dobësisë së brendshme dhe ndikimit shumë të kufizuar ndërkombëtar, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin dhe (ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete), tenton një rikthim në çështjet ndërkombëtare dhe zgjerimin e ndikimit në zonat  e mëparshme të influences.

Një vlerësim i parë i kësaj përpjekjeje ka rezultuar pozitiv, pasi një vend me një problem serioz demografik dhe i 12-ti për nga fuqia ekonomike ka arritur të bëhet një “lojtar” i rëndësishëm ndërkombëtar, duke shfrytëzuar burimet e saj të energjisë (dhe pavarësisht nga reduktimi i ndjeshëm në çmimet e hidrokarbureve vitet e fundit), fuqinë ushtarake, diplomacinë efektive dhe përdorimin e formave të fuqisë hibride.

Natyrisht, fotografia nuk është vetëm pozitive. Rusia është në konfrontim të mprehtë me Perëndimin për shkak të Ukrainës dhe Sirisë dhe po përballet me sanksione ekonomike. Ndërkohë që  temperatura politike në Evropën Lindore, veçanërisht në rajonin e Balltikut ku Rusia ka rritur ndjeshëm aktivitetet e saj ushtarake dhe NATO po rrit praninë ushtarake (jo të përhershme), është e lartë.

Kriza në marrëdhëniet me Perëndimin ka përshpejtuar qasjen Moskë-Pekin, e cila ka nisur në kontekstin e “fuqive në zhvillim” (të ashtuquajtura BRICS, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut). Sigurisht, kjo qasje shkon në mënyrë të kujdesshme nga ana e Rusisë, e cila është me të drejtë të shqetësuar se marrëdhëniet mund të sjellin disekuilibër, me Kinën si partner dominues në marrëdhëniet ruso-kineze.

Çdo shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve ruso-amerikane në periudhën e Trump, u provuan false pasi administrata amerikane u detyrua të pranojë  përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Dhe referencat për Rusinë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare amerikane të botuar kohët e fundit sugjerojnë lëvizje në drejtim të konkurrencës, nëse jo drejt përplasjes.

Sa për marrëdhëniet me Europën ato duken larg afrimit, pasi rivendosja e besimit dhe ndërtimit të një partneriteti strategjik do të mbetet një çështje e vështirë mes dy palëve që mesa duket se kanë një kulturë shumë të ndryshme strategjike: “post-moderne” në rastin e BE-së dhe realpolitikës tradicionale në rastin e Rusisë. Ka dallime të dukshme në një numër çështjesh, por nuk ka asnjë siguri që ne do të shohim një këndvështrim racional të gjërave dhe një përmirësim thelbësor në marrëdhëniet Evropë / Perëndim dhe Rusi në 2018.

Në nivel rajonal, Rusia është duke u përpjekur për të zgjeruar ndikimin e saj në Gadishullin Ballkanik, me bosht qendror Serbinë por pa sukses spektakolar deri tani. Përkundrazi, në Siri roli rus është shumë më i rëndësishëm, pasi Moska ka evoluar në një rregullator të zhvillimeve, duke punuar me Teheranin dhe Ankaranë. Bashkëpunimi ruso-turk ishte i mundur për shkak të saltove spektakolare të zotit Erdogan duke arritur përmasa të mëdha në sektorët ushtarake e energjisë dhe përtej marrëdhënieve tradicionale ekonomike.

Por mbeten mosmarrëveshje të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Sirisë dhe veçanërisht çështjes së kurdëve dhe ne mendojmë se kjo është më shumë një marrëdhënie e rastësishme (dhe si pasojë e marrëdhënieve të vështira mes dy palëve me Uashingtonin), më tepër se një partneritet strategjik afatgjatë.

Së fundi, marrëdhëniet dypalëshe greko-ruse nuk janë duke kaluar periudhën e tyre më të mirë, kryesisht por jo ekskluzivisht si rezultat i shitjes së sistemeve të armëve (S-400) në Turqi, ndërsa operacionet e SHBA e bëjnë të vështirë zbatimin e skemave të bashkëpunimit ekonomik.

Ndërtimi i seksionit grek të gazsjellësit TurkStream bëhen vetëm me miratimin nga Brukseli dhe Uashingtoni. Sigurisht, pavarësisht nga çdo kufizim që lidhet me statusin e Greqisë  si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, kjo marrëdhënie e vështirë me Rusinë nuk është një gjendje normale apo e pakthyeshme dhe gjetjen e mënyrave për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe e kanë të dyja palët.

Thanos Dokos/Drejtues i Fondacionit Helenik për Politikën e Jashtme dhe atë Europiane

26