Mbi 100 personalitete britanike kërkojnë ndaljen e luftës në Jemen

Më shumë se 100 personalitete britanike në një letër të hapur për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së theksuan se lufta në Jemen duhet të ndalet dhe se ky duhet të jetë prioriteti kryesor i takimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Në letrën e personaliteteve britanikë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres, shkruhet se lufta e ka kthyer jetën e miliona njerëzve në Jemen në një ferr të vërtetë dhe në dy vitet e fundit më shumë se 10,000 jemenas janë vrarë dhe dyzet mijë janë plagosur. Personalitetet britanike kujtojnë se më shumë se 19 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, ndërsa 500,000 jemenas janë prekur nga kolera. Nga ana tjetër, Alistair Burt, këshilltari britanik për Lindjen e Mesme, tha se Londra po përdor ndikimin e vet tek aleatët e saj për të inkurajuar palët për t’i dhënë fund luftës në Jemen. Deklarata e këtij zyrtari britanik, bëhet ndërsa Britania u shet miliarda dollarë armatime Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe të dy vendet po i përdorin këto armë në luftën kundër Jemenit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne