Mbi 220 emigrantë të parregullt kapen në Turqi

Të paktën 220 emigrantë të parregullt u kapën të hënën në disa zona të Turqisë.

Burime të sigurisë njoftuan se patrullat e Rojës Bregdetare turke identifikuan një anije me 58 emigrantë të parregullt jashtë nënprefekturës Foça të provincës perëndimore Izmir, në përpjekje për të kaluar në ishujt grekë.

Emigrantët ishin kryesisht shtetas të Sirisë, Irakut, Somalisë, Eritresë, Afganistanit dhe Bangladeshit.

Rojet bregdetare kapën gjithashtu në provincën perëndimore Mugla 17 emigrantë jemenas, irakianë, sirianë dhe iranianë, teksa përpiqeshin të kalonin në Greqi.

Në një tjetër operacion të forcave të Xhandarmërisë në krahinën lindore të Vanit, pas hyrjes ilegale me rrugë tokësore në vend, u kapën gjithashtu 145 emigrantë, përfshi këtu gra dhe fëmijë.

Shoferët e pesë automjeteve u arrestuan me akuzën për trafikim të qenieve njerëzore.

Turqia ka qenë një rrugë kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht prej vitit 2011 që shënon fillimin e luftës civile të Sirisë.

Midis emigrantëve të kapur gjatë vitit 2017 në Turqi, shumica ishin nga Pakistani, rreth 15.000; pasuar nga rreth 12.000 afganë dhe gati 10.000 sirianë.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne