Mbi 50 të vrarë në Siri nga sulmi i Daesh

Grupi terrorist Daesh ka vrarë më shumë se 50 njerëz në një sulm në dy fshatra të mbajtur nga regjimi i Asadit në provincën Hama të Sirisë qendrore të enjten.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani tha se sulmi ndaj fshatrave Aqareb dhe Al-Mabujeh vrau të paktën 15 civilë dhe 27 luftëtarë pro regjimit.

Ai tha se 10 kufoma të tjera nuk ishin identifikuar ende si luftëtarë të regjimit ose si banorë lokalë.

Daesh gjithashtu humbi 15 luftëtarë në sulmin e agimit në të dy fshatrat në lindje të provincës.

Agjensia e lajmeve SANA raportoi sulmin duke dhënë një numër prej 20 civilësh të vrarë në Aqareb, pa përmendur Al-Mabujeh.

Ajo tha se shumicës së civilëve u ishin prerë kokat dhe ishin gjymtuar.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdel Rahman tha se të paktën tre prej civilëve të vrarë në sulm, një burrë dhe dy fëmijët e tij, ishin ekzekutuar.

Nuk ishte e qartë nëse të tjerët ishin ekzekutuar ose ishin vrarë në luftime.

Observatori tha se ISIS kishte marrë kontrollin e fshatit Aqareb dhe një pjese të Al-Mabujeh.

“Megjithë ardhjen e përforcimeve, forcat qeveritare nuk kanë qenë në gjendje të sprapsin sulmin deri më tani,” tha Abdel Rahman për AFP.

Daesh e ka sulmuar edhe më parë fshatin Al-Mabujeh me efekt shkatërrues.

Në mars të vitit 2015, ai ekzekutoi të paktën 37 civilë në fshat, popullsia e së cilit përfshin muslimanë suni, si dhe muslimanë nga sekti Ismaili dhe komuniteti Alaëit, ku përket Bashar al-Assadi.

Gjatë të njëjtit sulm, grupi rrëmbeu të paktën 50 civilë, gjysma prej të cilëve gra.

Kontrolli i provincës qendrore Hama është i ndarë mes regjimit të Asadit, forcave të opozitës dhe Daesh, i cili është i pranishëm kryesisht në lindje të zonës. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne