Mbi debatet per identitetin e shqiptarve ne Televizion

nga Fabjan Ceka.

Po te pranojme parimin, “je ky qe je si rrjedhoj e asaj qe ke qene”, qe do te thote, je ky qe je sepse keshtu ke qene, kuptohet fare qarte edhe arsyeja se perse ka kaq shume debate ne shoqerine shqiptare, por edhe ne mediat shqiptare, reth çeshtjes se identitetit shqiptar. Rasti specifik per te cilin mora mundimin te shkruaj rreth kesaj teme eshte emisioni “Provokacija” i gazetarit Mustafa Nano. Ne daten 6 nentor 2018 ishte ftuar ne emision historiani Pellumb Xhufi per te folur per identitetin shqiptar. Po te kishim te benin me nje popull me identitet, pra me nje popull qe e ka shume te qarte se nga vjen, çfare historie, kulture, traditash ka, ne emision do te ishin shprehur shume qarte keto ide. Ne 27 minuta debat midis Mustafa Nanos dhe Pellumb Xhufit, u debatua se çfare jane shqiptaret, dhe ne asnje moment nuk u arrit te perkufizohet, ose te thuhet me saktesi se çfare jane shqiptaret. Po ti kthehemi prap parimit “je ky qe je si rrjedhoj e asaj qe ke qene”, arrim ta shohim me me qartesi arsyen se perse ne emisionin e Mustafa Nanos nuk u arrit ne asnje moment te kuptohet se çfare jane shqiptaret. Vete debati ne emision eshte pergjigjia. Pra, shqiptaret jane keshtu siç jane sot sepse keshtu kane qene gjithmone.

Çeku i bardhe

Identiteti i vertet shqiptar shpaloset shume qarte pas rrezimit te sistemit socialist ne shqiperi ne vitin 1991. Personat qe moren pushtetin filluan menjehere te shkaterronin te gjithe infrastrukturen qe vete shqiptaret, ne shume raste me pune vullnetare, e kishin ndertuar ne 45 vjet socializem. Ekonomia qe u ndertua ishte nje ekonomi fajdesh ne nje ane, dhe mesianizem evropian ne anen tjeter. Sistemi i çekut te bardhe e dogji dhe e dizintegroj Shqiperin disa here gjate viteve ’90, por mesianizmi evropian dhe amerikan vazhdon akoma.
Idea e mireqenies e rene nga qielli eshte shume e forte tek shqiptaret. Gjerat priten te vine nga dikush si per magji, ne kete raste nga BE-ja dhe SHBA-ja, mirepo populli thote “çdo te mbjellesh do te korresh”.
Po te krahasojme nje popull shume te suksesshem si populli hebre me nje popull aspak te suksesshem si ai shqiptar, do te kuptojme fare qarte se per çfare e kam fjalen.
Shume njerez ne bote, nder to edhe shqiptaret, besojne se hebrenjte jane nje popull mitik, nje popull i zgjedhur nga zoti, per arsye pak te qarta. Hebrenjte jane te suksesshem sepse jane nje rrace e veçante, ata kane lidhje me zotin apo me fuqi te mbinatyrshme, thojne shqiptaret, por jo vetem shqiptaret. Ata njerez qe mendojn keto gjera, jane njerez qe nuk kane lexuar ndonje liber ne jeten e tyre dhe nuk e dine fare se si funksionojne lighet e natyres. Ata besojne ne fuqi te mbinatyrshme dhe ne magji. Te gjitha gjerat mund te shpjegohen ne menyre shkencore, pra ne menyre materiale.
Suksesi i hebrenjve lidhet me faktin se, qe kur ata jane larguar nga Lindja e Mesme, rredh 2000 vjet perpara, dhe jane shperndar neper bote, kane krijuar komunitete shume te forta. Ne çdo cep te botesh ku ka hebrenj, ata ndihmojne njeri-tjetrin, i çojne femijet e tyre ne shkollat me te mira, pra investojne ne dije, kultur, shkenc, dhe shkollim. Duke vazhduar ky proçes per mijera vite, ata kane krijuar nje surplus qe sot bene diferencen me popujt e tjere, dhe i bene ata te duken te veçant me popujt e tjere. Nga ana tjeter, shqiptaret jane nje popull qe beson tek “çeku i bardhe”. Ne emigracion shqiptaret nuk ndihmojne njeri-tjetrin, ata nuk krijojne komunitete ku mund te ndihmojne shqiptaret qe kane nevoje per ndihme. Perkundrazi, shqiptaret shofin vetem interesin e tyre personal.
Per sa i perket Shqiperise si shtet, ate e pret vetem e keqja. Mentaliteti i çekut te bardhe vazhdone akoma. Shpresa per zhvillim pritet vetem te vije nga qielli (BE – SHBA). Investimet ne pune jane pothuajse inegzistente. Ka ekonomiste ne bote qe kane studjuar shtetet post- socialiste qe kane implementuar terapine e shokut dhe kane arritur ne konkluzionin qe keto shtete kane marre nje trajektore ekonomike qe e bene te pamundur te beshe reforma, qofshin ato edhe reforma qe mund te permirsonin ekonomine e vendit. Shqiperia ka marre fund. Politikanet shqiptare thjesht tallen me popullin shqiptar.

Kinemaja post-socialiste

Realizmi socialist ishte nje rryme artistike qe kishte detyren te edukonte njerezit me idealet socialiste. Kjo rryme artistike, per nga funksioni, nuk ishte fare ndryshe nga filmat hollivudian, qe une do i quaj me termin “realizem konsumist”. Ne filmat e realizmit konsumist shfaqen te gjtha idealet e kultures konsumiste-kapitaliste: individualizmi, konsumizmi, katastrofizmi, terrori, nihilizmi, llumi. Kinemaja shqiptare post-socialiste shfaq fare hapur problemet e identetitetit shqiptar, njelloj si debati midis Mustafa Nanos dhe Pellumb Xhufit ne emisionin “Provokacija”. Ne keto filma te pas viteve ’90, nuk merret fare vesh se çfare jane shqiptaret, çfare kulture, traditash dhe identiteti kane. Problemi me keto filma qe jane prodhuar mbas vitit 1991, eshte se personazhet dhe situatat qe trajtohen nuk egziatojne ne shoqerine shqiptare. Ato nuk kane lidhje me jeten reale. Madje mund te themi se personazhet nuk jane shqiptare, por jane amerikan ose evropian. Nuk ka fare regji. Shtepite paraqiten si ato te shtreses se pasur amerikane dhe jo si ato te shumices se shqiptareve. Dialogjet jane irreale, menyra se si flasin dhe sillen njerezit nuk ka lidhje me realitetin. Filmat ngjajn si fars apo si reklama te vajit “Floriol”, apo ilaçe enesh. Fallciteti mbizoteron ne te gjitha keto filma. Nuk eshte nje rastesi qe shumica e shqiptareve nuk eshte i afte te permende qofte edhe nje titull te kinemase post-socialiste. Keto filma jane te shkeputur nga realiteti shqiptar. E kane mohuar shqiptarin si nena qe mohon femien e vet. Keto filma jane filma auto-orientalist.
Dallimi midis kinemase se realizmit socialist dhe atij post-socialiste eshte se filmat e realizmit socialist tregonin jeten reale te shqiptareve. Do marre si shembull nje veper si Pallati 176, qe te gjithe shqiptaret e kane pare dhe madje shume prej tyre e dine permendesh ate. Te Pallati 176 shfaqen fare hapur idealet socialiste si ato te luftes se klasave. Ne kete veper vihet ne dukje se edhe nje puntor i thjesht mund te marre per grua vajzen e nje drejtori, duke nenvizuar se socializmi nuk duhet te jete nje shoqeri klasore si ajo kapitaliste. Vepra, megjithese eshte nje komedi, kritikon brezin e vjeter, prinderit e Elses dhe Fredit, qe mund ta marrim si edhe nje kritik ndaj nomenklatures te vjeter komuniste, duke i dhene besimin brezit te ri, Elses dhe Fredit, qe mund ti marrim si shembull per shoqerin e re socialiste qe po ndertohej, nje shoqeri pa dallime klasore.
Por, perse shqiptaret nuk e kane harruar kurre, mbas me shume se 30 vitesh, kete veper, por edhe ato filma te prodhuar nga kinostudio Shqiperia e Re ne pergjithesi? Pergjigjia eshte shume e thjeshte. Te gjithe personazhet e Pallatit 176 jane tridimensional. Ata jane njerez te vertet, njerez qe te gjithe i kemi njohur. Te gjithe kemi njohur njerez si Jovani, Teto Rita, Elsa, Perikliu, Sandri, Irena, etc. Personazhet kane thellesi dhe nuk jane njedimensional si ato te filmave te post-viteve ’90. Jeta qe paraqitet te Pallati 176 dhe problemet qe hasen aty, jane ato qe shqiptaret i jetonin perdit. Menyra se si flasin personazhet eshte menyra se si flisnin shqiptaret ne ato vite. Asnje gje nuk eshte e shpikur apo artificiale, gjithçka eshte natyrale. Vepra flet per jeten reale shqiptare e perkthyer me estetiken e komedise te realizmit socialist.

Demokracia: diktatura e budallenjeve

Filozofet e Shkolles se Frankfurtit arriten ne konkluzionin se Fashizmi eshte veset e njeriut mesatar. Dihet se njeriu mesatar perben shumicen e nje shoqerie. Ai eshte rracist, konservator, reaksionar, impulsiv, foshnjarak, i dhunshem, mazokist, idiot. Ne librin e tij mbi studimin e turmes, Turma: Nje studim i mendies popullore, psikologu dhe sociilogu Gustave Le Bon. arrin ne konkluzionin se turma ka mendesine e nje femie, apo te nje njeriu te hipnotizuar ose te nje njeriu me mendesin e nje personi me intelekt te kufizuar, me nje njeri te eger primitiv. Asaj mund ti besh çe duash. Nje lider, thote Le Boni, mund ta perdor turmes si ti doje qejfi, edhe kunder interesit te vet turmes. Gustave Le Boni ishte shume skeptik me demokracine liberale pasi ne studimet e tije shkencore, arrin ne konkluzionin se vendimet qe merr turma jane nje lloje mesatare qe perfaqesone instiktet me primitive dhe te prapambetura te njeriut. Ne turme shkencetari dhe analfabeti arrine te krijojne nje krijese te re, nje sintez tejet negative. Turma nuk arrin kurre te beje shumen e intelektit te njerezve qe e perbejne ate, pra prezupozohet se po te mblidhen 100 veta sebashku, ajo do te jete shuma e intelektit te tyre, pra sikur te kishte nje njeri inteligjencen e 100 vetave te marre sebashku. Mirepo, thote Le Boni, qe ky bashkim bene gjithmone me shume nje sintez te tipareve me mesatare dhe meskine te njerezve. Gjithmone kur mblidhet nje asemble njerezish, aty merren vendimet me negative. Po te ishin marre vendimet e personave qe perbenin ate asemble veç e veç, rezultati do te ishte shume here me i mire, dhe me largpames.
Menyra se si jane qeverisur shqiptaret nga 1991 e ketej, na bene kuptojme se ata jane qeverisur nga turma, nga njeriu mesatar.

Identiteti shqiptar

Sketerra ne te cilen ndodhet Shqiperia e deshmon fakti qe sa here qe media te huaja flasin per vlerat turistike shqiptare, ky fakt perben lajm ne mediat shqiptare. Auto-orientalizmi qe shqiptaret kane per veten e tyre na tregon mungesen e thelle te identitetit. Fakti qe shqiptaret presin gjithmone te huajt ti tregojne se çfare jane ata eshte edhe vete pergjigjia se çfare jane shqiptaret. Nje popull qe e di historine e vete nuk ka nevoj ti thojne te huajt se çfare jane ata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne