Redi Muçi

Pёr mua ёshtё tronditës fakti qё Mançesteri u gdhi sot i goditur nga një sulm terrorist. S’do ma kish marrё mendja kurrё se kjo do ndodhte nё qytetin e ndërtuar me tulla tё kuqe, karakteristike pёr kryeqendrat e epokёs sё revolucionit industrial. Qyteti ka kohё qё ёshtё rrudhur dhe tkurrur nga çindrustrializimi masiv i 30 viteve tё fundit, qё ish-fabrikat tekstile i ka kthyer nё qendra tregtare, ish-banesat dykatëshe ngjitur njёra-tjetrёs ku strehoheshin dikur punёtorёt i ka ktheyr nё vendbanim tё lirё pёr studentët, dhe rrethinat e qytetit nё zona tё braktisura ku gëlon papunësia dhe kriminaliteti. Qyteti krenohet me minoritetin e konsiderueshёm mysliman pёr faktin se ёshtё qyteti me rrugёn mё tё gjatё ku vendosen restorantet me ushqim tradicional indian dhe pakistanez. Prandaj ёshtё vёshtirё tё perceptohet se pse u sulmua pikёrisht ky qytet verior.

Por harrojmё, madje e ndrydhim vullnetarisht memorien, nga realiteti i shumё tё rinjve myslimanё nё botёn Perёndimore. Nga njёra anё janё lajmet nga Siria, Iraku, Afganistani, i njё dёshpёrimi qё shkon pёrtej imagjinatёs, pёrtej aftёsisё sё njё trupi dhe mendjeje njerёzore pёr tё duruar dhimbjen. Nga ana tjetёr ёshtё realiteti konsumerist Perёndimor, bota e McDonalds-it, e Nicki Minajit dhe Ariana Grandes. Turma tё rinjsh qё jetojnё nёn flluskёn e Pop-it, revistave rozё dhe PokemonGo-s. Dy realitete distopike, megjithёse kontradiktore dhe krejt tё ndryshme.

Shumёkёnd – idiot tё sё Djathtёs ose jo – instikti fillestar e shtyn kah dёnimi i besimit, i Kuranit, duke neglizhuar tёrёsisht realitetin distopik. Pёrgjegjёsinё, megjithatё, duhet ta kёrkojmё te arkitekti i kёtij realiteti. Arkitekti ka dy fytyra: imperializmi amerikano-evropian nёn logon e NATO-s dhe ideologjia radikale e Wahhabism-it qё kultivohet nё Arabinё Saudite, aleatin strategjik tё SHBA-ve. Nё situata tё tilla e kupton se sa shtrenjtё e paguan e gjithё bota zgjedhjen e njё klouni si Donald Trump-i nё krye tё Shtepisё sё Bardhё. Bernie Sanders pёrmendte ndёrprerjen e financimeve nё burimin e ideologjive radikale nё rajon, pra nё Arabinё Saudite, si pjesё thelbёsore tё luftёs kundёr radikalizmit, ndёrkohё qё miliarderi nardndokist sapo nёnshkroi njё kontratё tё re armatimesh prej 350 miliard dollarёsh me sauditёt./ OP

43