Mbledhja e “Këshillit të Asocimit” Turqi-BE do të mbahet më 15 mars

Mbledhja e “Këshillit të Asocimit”, që është organi më i lartë i bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, do të mbahet më 15 mars në Bruksel të Belgjikës.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike delegacionet pjesëmarrëse në këtë mbledhje, që është e rëndësisë së veçantë nga aspekti i vazhdimit dhe diversifikimit të dialogut ndërinstitucional me BE-në, do të kryesohen nga ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe anëtari i Komisionit të BE-së Përgjegjës për Zgjerim, Johnnes Hahn.

Gjatë mbledhjes bashkëbiseduesit do të kenë rastin t’i bëjnë një vlerësim gjithëpërfshirës çështjeve rajonale dhe marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë kuadër pritet të bisedohet për liberalizimin e vizave, përditësimin e Marrëveshjes së Unionit Doganor, pikën e arritur në procesin e anëtarësimit të Turqisë dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorit.

Mbledhja e 53-të e Këshillit të Asocimit Turqi-BE ishte mbajtur më 18 maj 2015 në Bruksel.

Në anën tjetër parashikohet që ministri Çavusoglu në kuadër të kontakteve në Bruksel të marrë pjesë edhe në Konferencën për Sirinë që do të mbahet më 13-14 mars në këtë vend./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne