Mbledhja e përbashkët/ Rama: Hapet së shpejti në portin e Durrësit, zyra operacionale e Kosovës

Në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës e cila po zhvillohet në qytetin e Korçës, kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij theksoi se nga kjo mbledhje do të ketë rezultate konkrete.

Rama deklaroi se shumë shpejt prite të hapet zyra operacionale e Kosovës në portin e Durrësit, me qëllim heqjen e barrierave dhe e kostove doganore.

“Po punohet për hapje të tjera të linjave doganore mes dy vendeve. Pavarësisht kësaj, kemi ende punë për të bërë, për të reduktuar kohën që qytetarët të ulin kohën që kalojnë në kufi. Do vijojmë punën për hapjen e zyrës operacionale në Portin e Durrësit. Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë dukshëm bashkëpunimet mes dy vendeve. Mallrat e Kosovës në pikën e Portit të Durrësit, nuk do të kalojë më asnjë pikë tjetër kufitare brenda vendit. Jemi angazhuar për të degëzuar gazsjellësin trans-adritaik për në Kosovë, dhe më pas në Rajon. Po ecën në bashkërendim të dy palëve, sa i takon projekteve infrastrukturore të dy vendeve. Ka një rritje të shtimit të interesit mes dy vendeve. Rreth 920 biznese nga Shqipëria janë në Kosovë, ndërkohë që ka dhe në Shqipëri. Tregtia mbi vendet tona është 5-fishuar. Kjo është një shifër, e cila krahasuar me ambiciet tona është modeste. Viti aktual është viti i suksesshëm, por edhe një vit që konfirmon potencialin për t’u rritur në këtë aspekt. Duke kaluar përtej shifrës prej 200 milionë eurosh. Importet nga Kosova në 9 muajt e parë arrinin nga 6 mld. Potenciali është tejet më i madh. Për këtë arsye të dyja qeveritë do të punojnë me këmbëngulje, që të kemi në të ardhme sasia edhe më të mëdha.”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne