Mblidhen me shpejtësi librat e Jusuf Kardavit në Arabinë Saudite

Ministria e arsimit e Arabisë Saudite ka dhënë urdhër për mbledhjen e të gjitha librave të autorit Jusuf Kardavi, figurë e njohur fetare nga Egjipti që jeton në Doha.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar kanalin televiziv Al Alam, Hamd Isa, ministër i arsimit i Arabisë Saudite, të dielën ka kërkuar mbledhjen e të gjitha librave të Kardavit nga qendrat studimore dhe shkollat në të gjithë vendin dhe në të ardhmen mos të lejohet botimi i asnjë libri të këtij autori. Ky veprim është rezultat i prishjes së marrëdhënieve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe disa vende tjera arabe të Gjirit Persik me Katarin. Katër vende arabe kanë përfshirë në listën e zezë 59 individë dhe 12 entitete, të cilat janë të lidhur me Katarin me grupe të cilat Sauditët i konsiderojnë terroriste. Personi më i shquar në listë është Jusuf Kardavi, udhëheqësi shpirtëror i rrjetit të Vëllazërisë Myslimane, të cilën Katari dhe Turqia e mbështet, ndërsa Egjipti dhe Arabia Saudite e ka shpallur organizatë terroriste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne