Si çdo vit, u mblodhën në konferencën vjetore ndërkombëtare njerëz të një komuniteti “shkencor” që besojnë se Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë.
Sipas tyre, Toka e rrumbullakët është një përrallë dhe në të vërtetë shtëpia jonë është e sheshtë dhe akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj.
Megjithëse ka me mijëra foto e filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, ata parashtrojnë idetë e tyre kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të mbyllura në internet.
“NASA kërkon të fshehë Zotin duke folur për një sistem heliocentrik, pra me Diellin në qendër dhe planetet që rrotullohen rreth tij, kur në fakt është e kundërta”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti dhënë për This Week.