Mbretëria dhe kisha e Anglisë duhet të ndahen sapo Princi Çarls të kurorëzohet mbret, thonë laikët

Kurorëzimi i Princit Çarls duhet të fillojë me një diskutim serioz mbi dinastinë mbretërore dhe fenë, tha Shoqëria Nacionale laike(NSS). Ata dëshirojnë që Mbreteria dhe Kisha e Anglisë ti presin lidhjet zyrtarisht.

“Raporti i NSS për ndarjen e kishës nga shteti flet për rënien e pashmangshme të krishterimit në Mbretërinë e Bashkuar. Shtimi i popullsisë jo-fetare është një tregues i degradimit fetar afatgjatë, e theksuar sidomos tek grupmoshat e reja,” thotë raporti.

“Sipas një sondazhi nga YouGov/Sun, i kryer në vitin 2013, 56 për qind e moshave nga 18 deri 24 vjeç e përshkruanin veten e tyre pa fe, me vetëm 13 për qind të tyre që e përshkruanin veten si ndjekës të kishës. 56 për qind thanë se nuk kishin marre pjesë kurrë në ndonjë vend adhurimi, ndërsa 41 për qind mendonin se feja ishte shkak i së keqes, me vetëm 14 për qind që pretendonin se feja ishte dicka e mirë.”

Studimi i NSS gjithashtu renditi si një çështje të rëndësishme qëndrimin regresiv të besimit anglikan mbi homoseksualitetin dhe anëtaret femra të klerit, duke thënë se Kisha e Anglisë është larg shoqërisë moderne. “Kjo rënie e madhe e krishterimit në Britaninë e Madhe është shoqëruar me një rritje të vlerave të hendekut mes Kishës dhe masës, e pasqyruar në qëndrimin regresiv në një numër çështjesh morale, duke përfshirë: të drejtat e grave, legalizimin e martesave mes të njëjtit seks (e cila u kundërshtua nga peshkopët në vitin 2013), dhe dekriminalizimin e vetëvrasjes së ndihmuar.

Krishtërimi anglikan është i ndërthurur ngushtë me sistemin politik britanik, ku 26 vende në Dhomën e Lordëve janë të rezervuara vetëm për Peshkopët e Kishës. Prania e klerit brenda organeve legjislative i lejon kishës të formësojë ligjet dhe të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke pasur parasysh natyrën e gjërë të ndërthurur të kishës dhe shtetit në Mbretërinë e Bashkuar, NSS sugjeron një “çmontim gradual të kësaj ndërthurjeje, në vend të asaj të shpejtë”. Kjo mund të duket sikur po përjashton peshkopët nga Dhoma e Lordëve, duke i dhënë fillimisht fund lutjeve në të dy dhomat dhe duke e larguar kishën nga sistemi i drejtësisë. Në fakt fetarët dhe ata që e duan mbretërinë ka gjasa se do ta bëjnë situatën bujë, por me qëndrimin e saj NSS është e qartë në raport, Britania duhet të hyjë në epokën moderne.

“Fetarë kanë peshë të madhe dhe interesat e tyre janë tepër të forta”, thuhet në raportin e NSS. “Por nëse problematikat jetësore të shekullit njëzet e një do të trajtohen në mënyrë efektive, dhe nëse Britania bëhet shteti modern, jo si  i tanishmi ku parlamenti vazhdon akoma me të kaluarën e tij mesjetare, atëherë ndarja e kishës dhe shtetit duhet të jetë pjesë e zgjidhjes.”/rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne