Mbreti i Arabisë Saudite zemërohet nga politikat e princit të ri

Qarqet diplomatike kanë treguar pakënaqësinë e mbretit Selman ndaj politikave të Muhamed bin Selman të cilat kanë rezultuar me ftohjen e marrëdhënieve me disa vende arabe dhe në këtë mënyrë kanë zbuluar rënien e pozitës së Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Afkar News njoftoi se disa qarqe diplomatike arabe kanë njoftuar për shtimin e shqetësimeve të mbretit Selman të Arabisë Saudite për shkak se marrëdhëniet e Arabisë Saudite me disa vende arabe si Jordania, Maroku, Kuvajti dhe Omani po shkojnë drejt një krize dhe ai personalisht ka filluar të ndërhyjë në këtë çështje e cila është nën mbikëqyrjen e princit të kurorës Muhamed bin Selman. Sipas këtyre burimeve, marrëdhëniet e Arabisë Saudite me botën arabe janë në një krizë të madhe. Marrëdhëniet e Riadit me Sirisë dhe Irakut janë në krizë, marrëdhëniet e Riadit me Egjiptit janë me plotë paqartësi, marrëdhëniet e Riadit me Jemenin janë prish tërësisht dhe janë armiqësore, marrëdhëniet e Riadit me Jordanin, Kuvajtin, Omanin dhe Marokun, si dhe Algjerinë gjithashtu janë ftohur shumë. Këto burimi gjithashtu kanë thënë se autoritetet saudite zhvillojnë vizita shumë rrallë në këto vende ose nuk kanë zhvilluar fare. Kjo situatë kritike ka ngjallur zemërimin e mbretit Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite dhe të funksionarëve të lartë diplomatikë të cilët po shikojnë se si për shkak të politikës së gabuar të princit të kurorës, po shkatërrohet i gjithë mundi i tyre disa vjeçar që kanë bërë për vendosjen e marrëdhënieve të mira me këto vend dhe ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre. Kjo krizë diplomatike ndodhë pikërisht në kohën kur kapaciteti financiar i Arabisë Saudite që kanë qenë një mjet dhe arma kryesore e regjimit Al Saud për të ushtruar presion mbi vendet e tjera, është reduktuar në masë të madhe.

Pozita dhe kredibiliteti i Arabisë Saudite është duke rënë një shpejtësi të madhe dhe e gjithë kjo është për shkak të politikave të jashtme të cilat kanë dhënë rezultat të kundërt. Arabia Saudite gjithashtu është në qendër të kritikave të ashpra dhe të gjera nga qarqet mediale të perëndimit dhe kjo çështje ka shtuar edhe më shumë shqetësimin e mbretit të Arabisë Saudite dhe të disa princave të afërt me mbretin Selman./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne