Mbreti Selman merr në dorë dosjen e Palestinës nga djali i tij

Mediat izraelite kanë pretenduar se mbreti Selman i Arabisë Saudite ka theksuar se është kundër çdo plani në të cilin KUdsi lindor nuk njihet si kryeqytet i Palestinës dhe për këtë ai ia ka hequr djalit të tij dosjen e Akordi i Shekullit.

Sipas gazetës Maariv, Arabia Saudite ka eliminuar të gjitha shpresat e Amerikës për planin Akordi i Shekullit pas një mesazhi që i është dërguar presidentit Donald Trump. Sipas kësaj gazete, Mahmud Abas kreu i AAP nuk është i vetmi që kundërshton planin Akordi i Shekullit sepse atë e kundërshton edhe Arabia Saudite. Ndërkohë gazeta irlandeze Times e ka quajtur të habitshme deklaratën e mbretit Selman bin Abdul’aziz për atë se Riadi nuk pranon zgjidhjen e çështjes arabe sidomos atë të Kodsit Lindor. Mbreti i Arabisë Saudite i ka hequr kompetencat djalit të tij për ndjekjen e çështjes palestineze. Me të tillë veprim Arabia Saudite mundohet të përmirësojë imazhin e saj të dëmtuar rreth mbështetjes së çështjes palestineze. Edhe pse Muhamed Bin Selman ka thënë se Izraelitët kanë të drejtë të kenë territorin e tyre, mirëpo mbreti Selman i është drejtuar Donald Trump duke i bërë të ditur se Arabia Saudite do të vazhdojë mbështetjen e saj për çështjen palestineze./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne