“Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit”, Gjermania ofron bursa studimi

Të diplomuarit që duan të ndjekin studime më thelluara në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit, tashmë e kanë këtë mundësi.

Ambasada Gjermane në Tiranë, përmes një njoftimi bën publik kushtet që duhet të ndjekin kandidatët për aplikim.

“Si mund të kualifikohen më tej të sapodiplomuarit? Fondacioni Gjerman për Mjedisin (DBU) ka menduar për ju përmes Programit të tij të Bursave-MOE. DBU jep bursa për të diplomuarit me kualifikim të lartë dhe synon të thellojë kualifikimin profesional në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit”, thuhet në njoftim.

Ky program bursash mundëson gjithashtu kërkime pranë institucioneve gjermane si dhe shoqërohet nga një program i pasur kulturor.

Sipas Ambasadës Gjermane të gjithë personat e interesuar mund të aplikojnë duke nisur që tani, ndërkohë që aplikimet janë të hapura deri më 1 gusht 2017.

info: https://www.dbu.de/2600.html

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne