Mbyllen për 6 muaj punimet në xhaminë e kthyer në tempull të Skenderbeut

Punimet e nisura për restaurimin e “vendvarrimit” të supozuar të Skënderbeut, xhamisë së dikurshme të qytetit të Lezhës, kanë dhënë ndikim mjaft negativ për turistët kureshtarë. Të shumtë janë turistet që i drejtohen Lezhës për të vizituar xhaminë e kthyer në tempull të serbo-shqiptarit Skënderbe, por që e gjejnë të mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen. Vizitorët thonë se punimet mund të ishin realizuar në një kohë tjetër, dhe jo në këtë periudhë.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thotë se punimet mund të ishin kryer më herët ose në përfundim të sezonit turistik, por sipas tij e rëndësishme është që tashmë ky investim mjaft i domosdoshëm po realizohet.

Xhamia e vjetër e Lezhës ose “vendvarrimi i supozuar i serbo-shqiptarit Skënderbe do të qëndrojë e mbyllur deri në fundin e muajit dhjetor, periudhe kur të pritet të përfundojnë dhe punimet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne