Mbyllet ambasada e Izraelit në Ankara

Regjimi sionist të hënën ka mbyllur ambasadën dhe konsullatën e tij në Ankara dhe Stamboll të Turqisë nga frika e sulmeve dhe protestave të myslimanëve të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministria e jashtme e regjimit sionist ka deklaruar se ky vendim është marrë për shkaqe të sigurisë. Disa ditë më parë protestuesit kundër politikave dhe veprimeve të dhunshme të regjimit sionist janë mbledhur përpara konsullatës së këtij regjimi në Stamboll dhe përpara shtëpisë së ambasadorit të Izraelit në Ankara dhe kanë dënuar politikat e dhunshme të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze dhe sidomos në xhaminë Aksa./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne