Mbyllet një prej kanaleve saudite për shkak të lajmeve që nuk ndjekin linjën e familjes Al Saud

Ministria e informacionit dhe medias në Arabisë Saudite njoftoi mbylljen e një kanali televiziv për shkak se ky kanal ka transmetuar lajme që nuk ndjekin dhe nuk tregojnë besnikëri ndaj trashëgimtarit të ri.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë njoftuar mbylljen e kanalit televiziv Bedajat të Arabisë Saudite për shkak se gabimeve të drejtorit të këtij kanali në transmentimin e lajmeve rreth dhënies së besës për trashëgimtarin e ri. Fahd Ahmeri, gazetar i gazetës Vatan shkruan se kanali në fjalë duke mos shprehur besën e tij ndaj Muhamed Bin Selamn ka dhënë një mesazh të rrezikshëm. Mansur Khamis gazetar nga Arabia Saudite gjithashtu ka konfirmuar mbylljen e televizionit Bedejat. Ditën e mërkurë mbreti i Arabisë Saudite me urdhër të tij ka shkarkuar Muhamed Bin Najev nga posti i trashëgimtarit duke vendosur në vend të tij djalin e vet Muhamed Bin Selman. Në kohën e ceremonisë së dhënies së besnikërisë, një prej princave sauditë, ka protestuar ashpër ndaj ndërrimit të trashëgimtarit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne