Mbyllet transaksioni, Abi Bank blen 100% të aksioneve të NBG

Banka e Shqipërisë dha dritën jeshile për shitjen e filialit shqiptar të Bankës Kombëtare Greke (NBG Bank) tek Abi Bank.Transaksioni ka të bëjë me shitjen 100% të aksioneve të NBG Albania, nga Banka Amerikane e Investimeve. Marrëveshja tashmë është miratuar edhe  nga Autoriteti i Konkurrencës.

Asetet e përgjithshme të NBG Albania, që ka 16 degë, arrijnë në 306 milionë euro. Transaksioni është pjesë e planit të ristrukturimit të Bankës Kombëtare të Greqisë, e cila parashikon shitjen e filialeve të saj në vendet e Ballkanit.

Në garë për të blerë NBG ishin edhe Banka e Parë e Investimeve (FiBank) dhe Eurosig. Në nëntor të vitit të kaluar Monitor shkruante se që në fillim ABI Bank mësohet se ishte e preferuar dhe lobimi ka qenë i madh për ta shpallur atë fituese, ndërsa Banka e Shqipërisë favorizonte Fibank, ndërsa Eurosig ishte jashtë loje, për shkak të mungesës së përvojës së sistemit bankar. Procesi zgjati disa muaj për shkak të çmimit të ulët të ofruar.

Blerja e NBG-së rrit edhe më shumë peshën e ABI bank në sistemin financiar shqiptarë duke e bërë tashmë atë një nga bankat më të mëdha në treg. Në bordin drejtues të kësaj banke është edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.

http://www.mononews.gr/trapezes/ethniki-trapeza-egkrithike-i-polisi-tis-…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne