Mbytet ne pishine nje vajze 4 vjecare shqiptare ne Greqi

Një vajzë shqiptare e moshës 4-vjeçare humbi jetën ditën e djeshme pasi u mbyt në një pishinë në një hotel në Naxos të Greqisë.Vogëlushja ishte marrë me vete nga e ëma, e cila ishte punësuar në hotel për të hekurosur rrobat. Ajo e ka lënë vajzën një moment vetëm, në mënyrë që të luante pranë saj, por e ka humbur nga sytë dhe e ka gjetur pa jetë në pishinë.Vetë mamaja e vogëlushes, duke folur për emisionin “Tatiana Live”, tregon:U largua pak nga mua. Nuk arrita ta kapja. Nuk e kuptova, shkova ta merrja. Nuk e dua më jetën time”.Nga ana tjetër, i ati shprehet: Kisha shkuar për të pastruar disa dhoma, kurse vajza po vraponte dhe u rrëzua në pishinë. Nuk ishte askush që ta ndihmonte. Vajzën e nxori nga pishina një person tjetër që punonte në hotel. Lajmëruan ndihmën e shpejtë, por ambulanca u vonua. Në qendrën shëndetësore na thanë se do të lajmëronin një helikopter për ta transportuar sepse vajza kishte ende puls. Na mbajtën me shpresa të rreme.Ëngjëlli im, vetëm atë kisha. Zoti ma dha dhe Zoti ma mori, nuk e di se si. Unë jam shqiptare dhe prej 20 vitesh jetoj këtu, në këtë fshat. Më duan të gjithë grekët këtu dhe nuk ka rëndësi që jam shqiptare. Të gjithë më duan, janë njerëz të mirë këtu në Naxos”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne