Mbytet në rezervuar muxhahedini iranian i organizatës MEK, shkaqet e incidentit ende të paqarta

Një muxhahedin iranian  i organizatës MEK është mbytur ditën e djeshme në rezervuarin e fshatit Rrotull të Durrësit. Akoma deri tani nuk janë qartësuar plotesisht rrethanat e këtij incidenti. Nuk dihet nëse muxhahdi iranian ka vrarë veten apo është mbytur aksidentalisht. Veprimi i tij ngelet mister pasi banorët e Durrësit dhe të rrethinave te tij në përgjithësi preferojne detin për tu larë dhe jo rezervuaret e zonës.

Policia e ka vijuar gjithë ditën e djeshme kontrollin për gjetjen e trupit të tij ndërsa kërkimet kanë nisur edhe këtë paradite. Fjala është për shtetasin M.Sh, 47 vjeçar banues në kampin Asfraf 3 në Manzë, pikërisht aty dhe ku ndodhet vendqëndrimi i muxhahedinëve iranianë te organizatës MEK.

INFORMACIONI I POLICISE

Më datë 19.06.2018, në rezervuarin e fshatit Rrotull është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi Iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.

Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea.

Sot që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar përsëri kontrollet dhe po punohet për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne