Mbytet peshkarexha në grykëderdhjen e Semanit

Mbytet një peshkarexhë në grykëderdhjen e Semanit. Në bordin e peshkarexhës ndodheshin tkatër peshkatarë. Katër peshkatarët kanë braktisur peshkarexhën dhe hipën në një gomone.

Në ndihmë të tyre ka shkuar një anije nga roja bregdetare Vlorë. Mësohet se katër peshkatarët mund të jenë nisur nga bregdeti i Durrësit. Roja bregdetare ka shpëtuar katër peshkatarët që ndodheshin në gomone 6 milje larg bregut. Tashmë peshkatarët ndodhen në një peshkarexhë tjetër.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne