McCain po përdor MEK si aleat në luftën e fshehtë të SHBA-së kundër Iranit

Në një intervistë me Balkan Post, ish-oficeri i ushtrisë amerikane, Joachim Hagopian tha se senatori amerikan John McCain po përdor MEK-un, një kult terrorist, si aleat në luftën e fshehtë amerikane kundër qeverisë aktuale të Republikës Islamike të Iranit.

Këtu është transkripti i plotë i intervistës:

Cili është mendimi juaj mbi takimin e fundit midis senatorit McCain dhe kreut të MEK, një grupi terrorist kundër Iranit?

Joachim Hagopian: Xhon Mekejn është kapur vazhdimisht duke u takuar me grupe të ndryshme terroriste për disa vite. Pra, kjo nuk është asgjë e re. Tradhtari luftënxitës i SHBA-së përfaqëson kompleksin industrial ushtarak dhe bankierët qendrorë që prodhojnë dhe përfitojnë më së shumti nga lufta. Mekejn ka vërtetuar se është një politikan i kompromentuar që zotërohet dhe kontrollohet nga Izraeli, si përmes rryshfetit ashtu edhe përmes kërcënimit e shantazhit. Sipas ish-oficerit të CIA-s, Robert David Steele, një i brendshëm i FBI-së si dhe një i brendshëm i sigurisë së Homelandit, Mekejn është midis politikanëve aktualë të profilit të lartë në një listë të pedofilëve të FBI-së. Kjo na ndihmon të shpjegojmë përse Mekejn nxit aq zhurmshëm luftën kundër Rusisë, Sirisë dhe Iranit, dhe mbron dhe mbështet grupet terroriste si ISIS, që ai i ndihmoi të krijohen.

Lidhur me historinë e hijëzuar të Mekejnit me MEK-un, pavarësisht se MEK-u ishte një kult terrorist xhihadist marksist që për dekada u quajt nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së një grup terrorist, pasi kishte vrarë oficerë ushtarakë amerikanë dhe personel tjetër amerikan në Revolucionin para-Islamik në vitet ‘70, Mekejn u korruptua nga MEK për të lobuar në Departamentin e Shtetit të Hillary Clinton në vitin 2012 për të hequr MEK-un nga lista terroriste. Në të njëjtën mënyrë që Mekejni u takua me krerët e ISIS-it si aleatë mercenarë të luftës sekrete prokurë të SHBA-së që luftojnë kundër Asadit, Putinit dhe Iranit në Siri, vizita e Mekejnit në mes të prillit në Shqipëri për t’i quajtur muxhahedinët si luftëtarë heroikë të lirisë, tregon që Mekejni po e përdor MEK-un si aleatin e tij prokurë në luftën e fshehtë të SHBA-së kundër qeverisë aktuale të Republikës Islamike të Iranit. Mekejni nuk është asgjë më shumë se një mjet i kontrolluar për Projektin e Madh të Izraelit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane tha se takimi nuk e befasonte atë, “pasi SHBA ka mbështetur grupe të ndryshme terroriste në dekadat e fundit.” Përse Uashingtoni mbështet grupe të tilla?

Joakim Hagopian: Zëdhënësi i ministrisë së jashtme është absolutisht i saktë. Për gati katër dekada, CIA udhëhiqet nga globalistët e Rendit të Ri Botëror, prandaj Xhorxh Bushi I dhe Zbigniew Brzezinski kanë mundur të krijojnë, trajnojnë, armatosin, financojnë dhe furnizojnë terroristët në të gjithë Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore, duke filluar me muxhahidinët në luftën e fundviteve ‘70 kundër ushtrisë sovjetike në “varrezat e perandorive” në Afganistan. Ky operacion u shndërrua në marrjen e pushtetit nga Osama bin Ladeni dhe terroristët e të tij al-Kaedas. Bushi I dhe Bill Klinton e rivendosën al-Kaedën si aleate të fshehtë të SHBA-së për të ndihmuar në Ballkanizimin e Jugosllavisë në gjashtë pjesë të ndara për imperializmin, shfrytëzimin dhe kontrollin e SHBA-së. Dhe pastaj, sigurisht, “i rivendosi” ata në operacionin me flamur të rremë të 11 shatorit. Edhe një herë Al Kaeda u rishfaq si lufta kundër armikut terrorist në Irak, dhe pastaj me një tjetër emër të ndryshuar, si aleatët mercenarë të ISIS-it në Siri dhe Irak. Terroristët janë SHBA-të me mbështetje nga Izraeli, Arabia Saudite (ku fillon marka e terrorizmit vehabist), monarkitë më të vogla të Gjirit, Turqia dhe NATO-BE.

Ju nuk mund të keni “luftë të pafundme kundër terrorizmit” të neokonëve, pa terroristë. Kjo është arsyeja pse Uashingtoni ka prodhuar dhe ka vazhduar dekadë pas dekade të mbështesë terroristët, të gjitha pjesët e bërjes së ofertave të pista të Projektit të Madh të Izraelit për të vrarë muslimanët, për të vjedhur tokën arabe (sidomos atë palestineze deri më sot), për të mbajtur arabët të ndarë, (dmth. duke shfrytëzuar konfliktin Sunni-Shia), në mënyrë që të ruhej hegjemonia e Shtetit Hebre në Lindjen e Mesme, politika e tij e aparteidit kundër palestinezëve, dhe sigurisht vazhdimësia e vjedhjes së naftës së Lindjes së Mesme. Ndërmarrja kriminale SHBA-Izrael nuk mund të përparonte kurrë me gjithë këtë shfrytëzim, dhunë dhe shkatërrim, pa një armik të caktuar. Pra, që SHBA-ja dhe Izraeli të vazhdojnë të pretendojnë se mercenarët e tyre të vjetër janë armiqtë e tyre të dyshuar dhe jo aleatët e tyre të luftës, kjo është një shaka e turpshme. Dhe në listat e neokonëve të para 11 shatorit të ndryshimit të regjimit – “shtatë kombe në 5 vjet” – Siria dhe Irani ende shënohen si biznes i papërfunduar. Vendet që aktualisht janë duke kundërshtuar me sukses dhe duke mposhtur terroristët – Rusia, Siria dhe Irani – janë armiqtë më të mëdhenj të amerikanëve, pavarësisht nga marioneti presidencial i ulur në Shtëpinë e Bardhë dhe pavarësisht se çfarë premtimesh false janë bërë gjatë fushatës për të kundërtën. Bombardimet e fundit me raketa nga Trampi në bazën ajrore siriane, pas bërjes së një tjetër sulmi kimik me flamur të rremë ‘nga Asadi’, konfirmojnë këtë fakt. SHBA-ja nuk do të bashkohet kurrë me Rusinë dhe Sirinë për të çliruar botën nga ISIS dhe grupet e tjera terroriste si Al Nusra, Al Kaeda dhe MEK, sepse “loja e tyre e madhe” e dhunës hegjemonike dhe lufta e përhershme varen tërësisht nga terroristët. Së fundmi, axhenda globale synon të përdorë terroristët për të destabilizuar të gjithë botën, për të fajësuar fuqitë lindore si Rusia, Kina dhe Irani, me qëllim që të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore, bashkë me kolapsin e ekonomisë globale si strategjinë e saj të madhe për të sjellë një tirani si qeveri botërore.

SHBA dhe BE e kishin renditur MEK-un si grup terrorist, por më vonë, ai u hoq nga listat. Çfarë na tregon kjo?

Joachim Hagopian: Kjo na tregon se MEK po përdoret si një perandori Izraelito-Amerikane në një lojë globale shahu të dominimit dhe kontrollit hegjemonik, ashtu si ISIS dhe al-Kaeda (që përdoren) si aleatë prokurë në luftën jo aq të fshehtë kundër Iranit dhe aleatëve të tij, Rusisë dhe Sirisë. Përsëri, Terrorizmi është SHBA-ja.

Shumë politikanë amerikanë kanë marrë para nga MEK-u në këmbim të publicitetit, për të shprehur mbështetjen e tyre për grupin terrorist. Si do i ndikonte kjo politikat e Uashingtonit ndaj Teheranit?

Joachim Hagopian: Përveç Mekejnit, lista e politikanëve amerikanë të korruptuar është e gjatë, duke përfshirë Elaine Chao, sekretarja aktuale e transportit e Trampit (dhe bashkëshortja e kryesuesit të shumicës së Senatit, Mitch McConnell) e cila u pagua 50,000 dollarë për një fjalim 5-minutësh, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, këshilltari jozyrtar i Trampit, John Bolton, ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Përfaqësuesve dhe këshilltari i Trampit, Newt Gingrich, ish-Sekretari i Energjisë Bill Richardson dhe ish-Sekretari i Sigurisë së Atdheut, Tom Ridge. E gjithë kjo na tregon se në këtë mënyrë shumë politikanë amerikanë janë në shitje për ofruesin më të lartë.

Ndikimi është i qartë, ai përforcon municionin që është përdorur kundër Iranit që nga Revolucioni i vitit 1979. Qoftë me anë të sanksioneve ekonomike, kërcënimeve nxitëse, retorikës nacionaliste apo propagandës së armatosur, kabineti i krimit në Uashington ka qenë në luftë me Iranin për gati katër dekada, dhe si një aleat i fortë i Rusisë dhe Kinës, ashtu edhe Sirisë, Teherani do të vazhdojë të jetë në shënjestër të Perandorisë.

Sipas gazetarit të çmimit Pulitzer, Seymour Hersh, anëtarët e MEK-ut u trajnuan në Shtetet e Bashkuara nga viti 2005 deri në vitin 2009 nën ish-presidentin Xhorxh W. Bush. A e konsideroni këtë si një kërcënim serioz ndaj Iranit?

Joachim Hagopian: Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, nga 17,000 iranianë që kanë vdekur nga sulmet terroriste, 12,000 vrasje besohet se janë kryer nga MEK. Dhe me ndihmën e gjatë të Perandorisë së SHBA-së dhe therjen e saj brutale të 4 milionë muslimanëve dhe 30 milionë njerëzve të tjerë në botë që nga Lufta e Dytë Botërore, po, unë do të thosha se MEK përbën një kërcënim serioz ndaj Iranit. Çdo komb i pavarur që nuk është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara, konsiderohet si një armik brenda botës së deformuar unipolare të neokonëve të ngarkuar me politikën e jashtme të SHBA-së për më shumë se dy dekada. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne