Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje për vrasjen e studentes, Eleni Tofaloudis nga dy rinj, mes të cilëve edhe një shqiptar.

Në media kanë qarkulluar gjerësisht edhe foto të studentes 21-vjeçares me këmbë të lidhura, e cila u hodh në det nga dy të rinjtë, greku Manolis Koukouras dhe shqiptari Aleksandër Luca. Fotot e publikuara nga mediat greke janë bërë nga ekspertët mjeko-ligjorë pasi trupi i së ndjerës u nxor nga deti.

Mjekët kanë dalë në konkluzionin se vajza ishte dhunuar barbarisht para se ajo të hidhej në det me këmbë të lidhura. Megjithatë, ekspertët sqarojnë se ajo ishte gjallë dhe do të jetonte nëse do të dërgohej në spital para se të hidhej në det nga një lartësi 10 metra.

Studentja greke u vra nga dy të rinjtë pasi refuzoi kërkesën e 19-vjecarit shqiptar dhe të mikut të tij grek 21-vejcar për të shkuar në shtëpinë e këtij të fundit dhe të kryenin marrëdhënie seksuale.

Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.

18