“Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”/ Presidenti i përgjigjet Ramës: Vettingu…

Ilir Meta nuk është dakord me Edi Ramën për vettingun. Ai i referohet shprehjes së kryeministrit “më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, duke thënë se “është e papranueshme të themi që më mirë pa gjykata fare se sa me gjykata të korruptuara”.

“Nuk mund t’i vëmë fajin vettingut për këtë situatë, por mendoj që faji është i mosdëshirës për të parë problemet reale, kushtetuese dhe ligjore të cilat duhet të rishikohen për të tejkaluar këtë situatë dhe për të krijuar institucionet e reja. Nuk mund të themi dhe është e papranueshme të themi që më mirë pa gjykata fare se sa me gjykata të korruptuara. Absolutisht. Njerëzit nuk e kanë përkrahur reformën për këtë çështje, që të ngelen pa gjykata sepse janë mbi 30 mijë dosje që presin nëpër kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, dhe njëkohësisht dhe krijimi i institucioneve të reja, të besueshme, të pavarura të cilat do të japin atë drejtësi që qytetarët presin”, është shprehur Meta.

Burimi: Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne