ME RASTIN E 5 VJETORIT NGA VDEKJA E PETRIT REXHEPIT

Sot (04 Maj 2019) u mbushën pesë vjet nga vdekja e Petrit Rexhepit, nga Tirana, me prejardhje nga Prespa e Maqedonisë – pronar i firmës “PREVISA”. Ai ishte patriot i madh, i cili zakonisht nuk fliste për patriotizëm – në këtë aspekt ai kishte qasje proevropjane. Në shenjë përkujtimi, në vazhdim e transmetojmë shkrimin e Salim Kadri Kerimit – mikut më të afërt të tij të jetës.

 Fundi i një miqësije gjysmëshekullore

Shkruan: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Miqësija e ime me Petron, siç e quanim unë dhe zonja e ime Fahruka Kerimi të ndjerin Petrit Rexhepi, daton që nga viti 1957, kur ne të dy filluam klasën e parë fillore në Shkollën fillore “Lirija”, në vendlindjen time në Prespë të Maqedonisë. Miqësija e jonë 53 vjeçare ishte më tepër se vëllazërore – vëllezrit nga donjëherë mbajnë mëri mes tyre për gjëra të kota, por ama unë edhe Petriti për asnjë moment nuk prishëm gojën dhe nuk ofenduam njëri tjetrin. Perkundrazi të dy mezi prisnim të takojmë njëri tjetrin. Takimet tona ishin te shkurta dhe zakonisht kishin karakter pune – neve, e posaçërisht Petriti, gjithë jetën i ishim përkushtuar punës pa masë – përveç obligimeve zyrtare një kohë të gjatë mereshim edhe me punët e fshatit.

Petriti ishte person shumë i dashur i familjes dhe farefisit tim më të afërt – shtëpitë tona ishin të hapura për të xhdo herë dhe pa asnjë rezervë. Atë pa masë e deshin vëllau i im dhe tashti më të ndjerit babaj, nëna, dhe motra ime. Të njëjtën dashuri për të e kishin edhe anëtarët e tjerë te familjes dhe farefisit tim. Respekti i jonë ishte i ndërsjellë, meqënëse të njëjtën dashuri dhe afërsi e përjetonja edhe unë në familjen e Petritit – nga ana e, tashti më të ndjerëve: Allo Ghyloja, xha Shabani, nënë Asija, dhe nga vëllezrit, motrat, mbesat dhe niprit të Petritit.

Pas mbarimit të shkollës fillore ne së bashku vazhduam dhe e përfunduam shkollën tetëvjeçare në fshatin Gërnçar, e pastaj ne vitin shkollor 1966/1967 u regjistruam në klasën e parë gjimnaz në Strugë, ku ishin të regjistruar edhe vëllezrit të Petritit – Reizi dhe Qazimi dhe një shoku i im nga fshati (Niqail Ibrahim). Në Strugë unë isha një ndër nxënësit më të mirë në klasë, njëkohësisht isha i zgjedhur kryetar klase. Kujdestar të klasës e kishim të ndjerin Jusuf Skora, profesori i shquar i matematikës. Petriti kishte sukses mesatar, kurse nga matematika ishte i dobët. Në fund të vitit shkollor për shkak të matematikës Petriti më propozoj të çregjistrohemi nga gjimnazi i Strugës dhe të shkojmë në Dibër, se atie mendonte se do të kalojë më lehtë nga matematika. Pa u konsultuar as me prindrit, dhe vetëm për tja plotsuarë dëshirën Petritit e pranova propozimin të tij dhe pas ca ditëve u regjistruam në klasën e dytë në gjimnazin e Dibrës. Me sa filloj viti shkollor të dy e pamë se kishim bërë gabim të madh meqënëse kushtet për vendosje dhe jetë në Dibër ishin shum të vështira dhe smund të krahasoheshin me ato të Strugës. Pas mundimeve dhe sakrificave të mëdha, në vitin shkollor 1967/1968, mbaruam gjimnazin dhe filluam të bëjmë plane per studime. Në fund Petriti vendosi studimet ti vazhdojë në Prishtinë kurse unë në Shkup.

Edhepse fizikisht u ndamë nga njëri tjetri miqësija dhe shoqërimi i jonë vazhdoj me intenzitet të njëjtë – unë shpesh shkonja në Prishtinë, kurse Petriti vinte në Shkup ose në Prespë. Në vitin 1971 unë bashk me disa shokë të tjerë vendosëm pushimet verore ti kalojmë në Suedi, jo vetëm për të shetitur por për të punuar dhe fituar ndonjë para. Në qytetin Malme të Sudisë atëkohe jetonin dhëndri, motra dhe dajiu i im. Meqënëse unë pa e informuar Petritin nuk shkonja në rugëtime të largëta, pa u konsultuar me askend, e ftova edhe atë të vijë me mua. Petriti ftesën e pranoj me kënaqësi dhe në fillim të korikut të vitit 1971 neve me tren arijtëm në Suedi. Unë u vendosa te dhëndri dhe motra kurse Petritin e vendosa te daiu. Pas nja dy ditë filluam të punojmë në një fermë afër Malmes, pronësi e fermerit Ullson. Ato ditë në fermë mblidhnim dredhëza. Meqënëse pagesa bëheshte sipas punës që bënim, dmth sipas sasisë të dredhzave të mbledhura, neve nuk na shkonte mendja që të hamë ndonjë dredhzë gjatë punës. Nga ndonjëherë Petriti kur të gjente  ndonjë dredhzë të jashtzakonshme me thoshte: Salim, çthua ta ha këtë apo jo? Unë i thosha, ti e di Petro, të jem në vendin tënd e kisha ngrënë. E ashtu dyke qeshur e bërë shaka e kalonim ditën. Në ndërkohë unë gjeta punë në një anie e cila qarkullonte në relacionin Malme – Kopenhag. Për fat të keq për Petritin nuk gjetëm dot ndonjë punë tjetër, meqënëse atëkohë ai nuk kishte as pak njohuri nga anglishtja. Pas nja dy javë Petriti vendosi të këthehet ne Maqedoni. Ne stacionin e trenit në Malme e percollëm unë edhe dhëndri i im, i cili Petritit i dhuroj një koftor në formë kamini me vajgur. Nga fundi i gushtit edhe unë u këtheva në Maqedoni, që të vazhdoj studimet në vitin e tretë. Unë në Suedi shkova edhe vitin e ardhshëm.

Në 1975 të dy diplomuam dhe shkuam ushtar. Pas kryerjes të sherbimit ushtarak të dy u punsuam – unë në Shkup si profesor i historis, e Petriti në Protokolin krahinor të Kosovës. Pas nja dy-tre vjet të dy u martuam dhe miqsinë e vazhduam, por tashti si familjarë. Në 1979 unë u punësova në Sekretarijatin republikan për maredhenje me botën, i cili me 1991 u transformua në Ministri të punëve të jashtme të Republikës të Maqedonisë. Aty i kalova me se 35 vjet të jetës sime, dyke bërë punë në poste të ndryshme në vend dhe jashtë vendit. Më duket në vitin 1989 kur Kosova e perjetoj degradimin më të madh nga regjimi i Milloshit, Petriti u largua nga Kosova dhe u vendos në Tiranë dhe filloj të meret me biznes. Firma e tij ’’Previsa’’ me seli në Tiranë dita ditës zgjerohej dyke hapur përfaqsi ne Bullgari, Maqedoni dhe Kosovë. Me 01 dhjetor të vitit 1993 unë fillova me punë se  keshilltar në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë. Per shum shkaqe këtë post e pranova me kënaqësinë më të madhe, e një prej shkaqeve kryesore ishte se në Tiranë e kisha dostin tim më të afërt – Petron. Takimin të parë e realizuam që ditët e para pas mbërijtjes time në Tiranë. Gjatë qendrimit gadi katërvjecar në Shqipëri takimet tona ishin të shpeshta dhe miqësore. Meqenëse Petriti meresh me biznes, këshillat e mija te para ishin për pagesën me regull të tatimeve ndaj shtetit. Petriti më thoshte, mire Salim ke të drejtë, por ama si duket në Shqipëri vetëm unë po paguaj taksa dhe tatime. Pasi, i thosha unë, paret e fituara ti kesh hallall e jo haram, që tja shikosh hajrin.

Në qershor të 1997-ës pas rrëmujës të madhe qe atë vit e përjetoj Shqipërija unë e perfundova mandatin tim dilomatik në Tiranë dhe u këtheva në Shkup. Në tetor të vitit 2000 u emërova minister-keshilltar në Ambasadën e Maqedonisë në Ankara, ku mbeta kater vjet, kurse në qershor të vitit 2007 u emërova per ministër-këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë në Kopenhag, ku, gjith ashtu, mbeta katër vjet. Miqësija e jonë dhe kontaktet i vazhdum pa ndërpreje. Gjatë qendrimit tim në Ankara dhe Kopenhag, Petron dhe zonjën Perije disa herë i ftova të na vizitojnë por su bë kismet dhe nuk na erdhën. Pas këthimit nga Danimarka, më duket ne verën të vitit 2011, në Tiranë, me kenaqësinë më te madhe morëm pjesë në dasmën të paharueshme të Visarit – njëri nga dy djemtë e tij.

Lajmi për sëmurjen e Petritit disa jave pas dasmës më tronditi pa masë. Menjëherë pas operacionit në Ankara i telefonova dr. Engin Gönül – it për të marë informacion rreth gjendjes shëndetsore të Petritit. Mjeku më tha se operacioni kaloj mirë, mirpo çdo gjë do të mvaret nga rezultatet e analizave. Pas lajmit që personalisht ma dha Petriti se terapija që e mori pas opreacionit si duket rezultoj me sukses unë u gëzova pa masë. Në ndërkohë së bashku në vjeshtën e vitit 2012 morëm pjesë në dasmën e djalit të kolegut tim dhe mikut tonë të përbashkët, Stojan Karajanov, në Shkup, ku kaluam një natë të gëzuar, bile bashkë edhe vallzuam.

Në prill të viti 2013 unë vedosa të shkruaj kujtimet e mia – një përshkrim i marëdhënjeve të Maqedonisë me Shqipërinë, Turqinë dhe Danimarkën dhe për ngjarjet në këto tre shtete në kohën kur unë shërbenja si diplomat në Tiranë, Ankara dhe Kopenhag. Në pjesën e dytë të këtij libri një pjesë ja kushtova mikut tim Petrit dhe miqësisë tone. Tekstin ja dërgova Petros i cili pas leximit, më kerkoj në telefon dyke më sygjeruar ca plotësime, që unë i bëra me kenaqësinë më të madhe. Gëzohem pa masë që tekstin që ja kushtova miqësisë tonë, Petriti e pa dhe e lexoj.

Per fat të keq takimi i jonë në dasmën në Shkup ishte i fundit. Në ndërkohë vetëm nja dy-tre herë folëm me telefon. Në kohën kur Petritit përsëri ju keqsua gjendja shëndetsore unë në dy – tre raste tentova që të flas me të por vetëm një herë munda ta kontaktoj  Visarin. I vetëdijshëm për gjendejen e rëndë të Petritit gadi çdo dite e kujtonja, dyke e lutur Allahun për përmirsimin e gjendjes shëndetsore të tij. Fatkëqsisht, në mëngjesin e 4 prillit 2014 Petrua ndroj jetën. Lajmi për vdekjen e tij më tronditi pa masë. Më 5 prill, me një ceremoni te jashtzakonshme mortore përfundoj odiseja 65 vjeçare e shokut tim më të afërt. Edhe unë isha pjesë e xhematit në ceremoninë mortore në Tiranë. Pas varimit disa minuta qëndrova pranë varit të shokut tim, dyke e kënduar Suren e parë të Kuranit (Fatiha), që këndohet në raste te ketilla, dyke e lutur Allahun për faljen e gabimeve dhe per shpërblimin e tij me xhennet (Parajsë).

Petriti ishte njeri i mrekullueshëm. Jo se nuk kishte të meta dhe zbënte gabime, por ishte i matur – asnjëhere nuk e teperonte, nuk ofendonte kërkënd pa masë. Kishte një temperament eksploziv dhe nga ndonjëherë dyke dashur punët ti bëjë sa më mire dhe sa më shpejt, ndodhte që bashkëpuntorët e tij ti kritikojë nga pak. Por asnjëherë nuk mbante mëri. Ai ishte shum pedant – pa u regulluar mirë nuk dilte jashtë oborit të shtëpisë. Petriti e deshte arsimin – si i tillë nuk kurseu as mund e as para për shkollimin e djemve të tij në Britaninë e Madhe – në një prej univerziteteve më të mira të Evropës. Petriti deshte te ndihmojë çdo kënd. Ai ishte patriot, ishte nip Kolonje, por zakonisht nuk fliste për patriotizëm – kishte qasje properendimore në kët aspekt. Aktiviteti shum intenziv dhe permanent ishte vetija e vetme ”negative” e tij. Nga donjeherë i thosha, Petro si Hitleri je hapur, qëndro ca se smund të vazhdosh me tempo të ketille gjithë jetën. Në pergjigje me shikonte në sy dhe dyke qeshur me buzeqeshjen e tij karakteristike më thoshte: Salim, mirë thua, por prap vazhdonte me tempo të njëjtë me punët e kësaj bote.

I qoftë dheri i lehtë dhe inshallah Allahu e shpërblen me xhennet (Parajsë). Unë sa të jem gjallë asnjëherë nuk do ta haroj atë – mungesa e tij është e pa zavendesueshme, por së fundi të gjithë neve nje ditë do të shkojmë në botën tjetër, se në këtë botë jemi vetëm mysafirë të përkohshëm./ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne