Medat serbe pas vendimit të qeverisë shqiptare: Një hap më afër krijimit të ‘Shqipërisë së madhe’

Qeveria e Shqipërisë gjatë ditës së sotme ka marrë një vendim të rëndësishëm për kufirin me Kosovën.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lleshaj, ka bërë të ditur se kontrollet e dyfishta kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të hiqen.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, ka shkruar Lleshaj, cili i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë, duke shtuar se “Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”.

Por ky nuk është ndryshimi i fundit që do të bëhet.

Lleshaj, shton se “Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht evropiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.

Këto deklarata të ministrit Lleshaj dhe vendimi i Qeverisë shqiptare ka bërë bujë në mediat e Serbisë.

Këtë vendim mediat e Serbisë po e cilësojnë si një hap më afër krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Është “Telegraf.rs”, portali serb që shkruan “Një hap më afër “Shqipërisë së madhe”! Në kufi do të ketë forca të përbashkëta të Tiranës dhe Prishtinës”.

Ndryshe ky vendim që sot e mori Qeveria e Shqipërisë është zbatim i marrëveshjes që është arritur në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që është mbajtur në Pejë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne