Media britanike tregon sesi do mund të fillonte Lufta e Tretë Botërore me Korenë Veriore

Magazina më e madhe e Europës “Spiegel Online” së fundi paraqiti një karikaturë me “dy budallenj që lozin me një bombë.” Ideja ishte për presidentin amerikan Donald Trump dhe diktatorin koreanoverior Kim Jong-Un.

Kimi provokon çdo javë me teste raketore dhe Trump mendon mbi atë sesi të sulmojë koreanoveriorët për të parandalua programin bërthamor. E gjithë bota pyet:

A do shpërthejë lufta mes dy shteteve? Do ishte një Luftë Atomike? Sulmi i SHBA a do ishte një luftë globale?

Këto skenare i ka sqaruar britanikja “The Independent”.

Mendimi i tyre: Do sulmojë SHBA koreanoveriorët do kishte pasoja katastrofike për botën, bile më shumë sesa Lufta e Dytë Botërore.

I pandreqshmi Kim Jon-Un

Deri tani Donald Trump ka marrë hapat e duhur. Ka instaluar sistemin e mbrojtjes raketore në Korenë Jugore përkundër paralajmërive të Kim Jong Un. “Por nuk është e vështirë të kuptosh sesi do dalin jashtë kontrollit gjërat,” përcjell botasot.info.

Gjithshka fillon me diktatorin koreanoverior Kim Jong-Un. Ai nuk është budalla por i paskrupullt dhe despot paranojak. Do shtonte presionet SHBA kundrejt Kimit, ai mund të përgjigjej me një sulm raketor në shtetet fqinje – si përshembull në Japoni.

Në këto raste lufta mund të shpërthente shpejt. Si në Siri, presidenti Trump mund të sulmonte në drejtim të Koresë. “Dhë çfarë më pas?” është pyetje e radhës e “Independent”.

“Korea Veriore do sulmonte një anije luftarake të koreanojugorëve. Do kishte sulme në tokë. (..) Kimi lëshon një raketë tjetër dhe vret ushtarë amerikanë.” Në këto kushte SHBA do fuqizonte bombardimet.

Një pyetje vendimtare atëherë do ishte sesi do reagonte Kina dhe Rusia. “Në gjithë historinë njerëzore nuk ka pasur kaq shumë Fuçi Baruti,” alarmon Independent mbi Korenë Veriore. Dhe më tej: “Ose kaq shumë burra të papërgjegjshëm që luajnë me fitilin.”

Deri tani të gjithë fuqitë janë të gëzuar të ndjekin situatën nga larg. Por sa do zgjaste kjo, nëse do shpërthente lufta?

Një rrezik tjetër: Nëse Korea veriore do lansonte një raketë që arrin brigjet amerikane, atëherë SHBA do sulmonte vendin e izoluar komunist qodtë edhe me çmimin e sulmit kundrejt Koresë Jugore ose Japonisë. Sepse Kim herën e parë do sulmonte këta shtete.

Çfarë do humbiste Kimi?

Ashtu ose ashtu: Nga sulmi i SHBA në drejtim të Kimit, ky i fundit nuk do e mendonte dyherë kundërsulmin atomik. Çfarë ka për të humbur Kimi?

Vijimi afërmendsh do ishte katastrofal. Miliona njerëz mund të vdisnin. Do kishim kolaps të ekonomisë botërore.

Andaj Kina, Rusia dhe SHBA do duheshin më mirë ta mendonin një sulm të tillë kundër Koresë Veriore./Bota sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne