Inxhinier, industrialist dhe njeri i shtëpive botuese dhe gazetave. Carlo de Benedetti jep për Corriere della Sera një intervistë shumë interesante përmes të cilës pyetet dhe përgjigjet edhe gazetën tjetër italiane, rivalen e Corriere-s, La Repubblica. Si zotërues i aksioneve të saj, Benedetti flet pa droje, duke kritikuar qëndrimet e fundit të drejtuesit të saj, Eugenio Sclafaro, duke konsideruar te vlera e një gazete, një të mirë publike.

“Lajmet janë si lulet e fushës, por mka nevojë për një hierarki”, thotë ai. Sa për vlerësimet ndaj politikanëve, qëndrimet janë ato që priten: Renzi i zhgënjeu të gjithë. Sugjerimi është edhe më impresionues: Renzi do bënte mirë të kishte bredhur ca dhe të shikonte botën.

Më poshtë intervista e sjellë me shkurtime:

Inxhinier, edhe ju si Scalfari, mes Berlusconi-t dhe Di Maio-s do të votonit Berlsuconi-n?

Është e qartë se do të frenohesha.

Nuk vlen. Duhet të zgjedhësh.

Është një pyetje që nuk mund të bëhet. Mund të qëndrosh në shtëpi, apo të hedhësh votë të bardhë. Berlusconi të sjell në mendje atë momentin kur duke kërkuar mes rrobave të vjetra,  gjendet një kostum i papërdorur dhe duke teksa kontrollon xhepat dora të kap një biletë të vjetër trami, tashmë e zverdhur dhe fshirë.

Po atëherë pse Scalfari do ta votonte?

Scalfari ka qenë me të vërtetë i madh me shpikjen e Repubblica dhe një stili gazete dhe do të bënte mirë të ruante të shkuarën e vet.

Po thoni që ka bërë lapsus?

Mendoj se e ka bërë për vanitet, për të rënë në sy. Por ishte një goditje e fortë për shumë nga lexuesit e Repubblica-s, përfshirë edhe mua. Berlusconi ësshtë i dënuar në mënyrë përfundimtare për evasion fiskal dhe korruptim të drejtësisë. Po të mos ishte për moshën, do të kishte qenë një endorsement befasues për një si Scalfari që ka predikuar moralin.

Ka një thyerje personale mes Jush dhe themeluesit?

Mendoj se përgjigja e Scalfarit ka dëmtuar seriozisht gazetën.

Ju pëlqen grafika e re e Repubblica-s?

Është shumë e bukur, elegante , e pastër, innovative. Një restyling shumë i goditur. Një gazetë gjithësesi ka nevojë për pluhura, korrente, energji. Një gazetë nuk është vetëm qumësht dhe mjaltë; është mish, është gjak. Mund të ketë kthesa, por dujet edhe të ketë kufij.

Ka të reja për një drejtim të përbashkët redaksional?

Unë kam qenë dhe do të mbetet absolutisht kundër. Asnjë gazetë e madhe në botë nuk e përdor këtë formulë edhe pse mendoj se Tommaso Cerno është mes gazetarëve më të mirë të brezit të tij: është gjenial, mjafton të lexosh librin e tij në vargje “Ferri” për ta kuptuar këtë. Bashkëdrejtimi ka funksionuar vetëm në herë, te “Stampa” e Mieli-s dhe Mauro-s, port ë cilët kishin të dy një axhendë të vetën dhe nuk mendonin sigurisht që të bashkëjetonin për një kohë të gjatë.

Mieli kaloi në drejtimin e Corriere-s, Mauro te Republlica.

Ezio ka qenë një drejtues i shkëlqyer. Tani ka demonstruar se është edhe një shkrimtar i madh: libri i tij mbi revolucionin rus është i jashtëzakonshëm.

Luciano Benetton, që është 82 vjeç dhe pra është vetëm një vit më i vogël nga Ju, është kthyer në drejtim të ndërmarrjes së familjes. Ju nuk mendoni një gjë të tillë?

E kam admiruar zgjedhjen e Benetton dhe më ka prekur, por unë kam bërë të kundërtën dhe jam i lumtur. Kam qenë i vetmi sipërmarrës Italian që i kam dhuruar ndërmarrjen fëmijëve.

Si e shihni të ardhmen e gazetave?

Jo të lehtrë. Por do të ketë përherë nevojë për të organizuar një hierarki të lajmeve. Lajmet janë si lulet e fushave, por një tufë trëndafilash ka një tjetër efekt. Shumçka varet nga kapaciteti ynë që të paguhemi nga over – the – top të Internetit, që për momentin na grabisin. Sillen si piratë: lundrojnë publicitetin e lidhur me përmbajtjen që na marrin.

Familja juaj do të mbetet aksioniste e shumicës në grupin Stampa-Repubblica? Apo do të jetë John Elkann?

Nuk mendoj se fëmijët e mij do të shesin aksione. Nuk gjej arsye, duke marrë parasysh që Cir, ndërmarrja që u kam dhuruar, ka më shumë se 300 milionë euro likuiditet. Problemi është sit ë investosh dhe jo sesi të mos investosh.

Dhe me Fiat-in, çfarë do të ndodhë sipas Jush?

Nuk e di. Marchionne është një gjeni i financës dhe i marketingut: ka “shndërruar” shumë aktivitete industrial duke krijuar vlerë të madhe për aksionistët. Ka vënë bast për brandin Jeep dhe 500 duke lënë në hije Fiat dhe Chrysler. Mendoj se do të jetë ai që do të zgjedhë pasardhësin.

T’i kthehemi politikës. Berlusconi do të marrë një thes me vota. Si e shpjegoni?

Është një organizator i madh fushate: nuk i vjen turp të përsërisë gjëra që thoshte kur ishte 23 vjeç dhe e bën me të njëjtën paturpësi. Nuk është faji i tij nëse ka akoma njerëz që e besojnë. Por ekziston një biologji e kohëzgjatjes së një politikani dhe kjo e bën groteske rishfaqjen e Berlusconi-t. MIterrand kreu dy mandate shtatëvjeçare, pastaj francezët e reduktuan mandatin në pesë vjet. Me mençurinë e tyre amerikanët parashikojnë maksimumi dy mandate katërvejçarë, Blair zgjati 10 vjet, Thatcher 11, Kohl diçka më shumë por vetëm sepse ndodhi ribashkimi gjerman.

Po Merkel?

Mendoj se parbola e saj po shkon drejt fundit. Ndoshta do t’ja dalë të formojë një qeveri, por do të zgjasë pak. Mendoj se duhet të synojë për president të Komisiont Europian.

Ju i thatë Corriere-s se Trump mund të fitonte. Sot mund të rizgjidhet?

E përjashtoj. Çdo ditë që kalon, Trump shfaqet më i pabesueshëm dhe bosh. Vendimi i Fylnn për të bashkëpunuar me FBI-në, mund të ketë pasoja të rënda mbi të ardhmen e tij. Dhe gjendaj e konfuzionit në Departamentit të Shtetit me largimin e mundshëm të Tillerson, do të jetë një tjetër sinjal dobësie.

Renzi ju ka zhgënjyer?

Renzi nuk ka zhgënjyer vetëm mua, por shumë italianë. Ka qenë një element risie dhe freskie dhe e bëri mirë detyrën e kryeministrit. Por gaboi me referendumin dhe sidomos pas duke mos evidentuar pasojat.

Çfarë duhet të bënte?

Të merrte dyu apo tre vjet pushim. Të shkonte në Amerikë, të studionte, të përgatitej, të njihte botën. Ndoshta do ta kishin rithirrur me konsensus të përgjithshëm. Në të vërtetë pati nxitimin e dikujt që dorëhiqet por mezi pret të rifillojë.

Renzi është populist?

Një spërkatje populizimi është e domosdoshme për të tërhequr vëmendjen e zgjedhësve. Por pas saj duhet të ketë një bërthamë të fortë mendimi dhe projekti që te PD-ja më duket se mungon.

14