Media italiane e Bolinos sulmon zv.ambasadorin turk në Shqipëri

Ndërkohë që ambasada turke është e shqetësuar nga mbështetja që qeveria shqiptare iu jep terroristëve Feto-ist, media italiane e Carlo Bolinos sulmon ambasadorin turk i cili ushtron detyrën në luftën kundër terrorizmit.

Ja shkrimi i tyre:

REPORT TV siguron detaje të reja nga procesi gjyqësor i ekstradimit të Muhammed Aydogmus i akuzuar nga Turqia se është pjesë e organizatës FETO drejtuar nga Fetullah Gylen.

Seanca decizive e ekstradimit nga pedagogut të universitetit të Ankarasë, drejtuar nga gjyqtarja e gjykatës Durrës Eda Kaja është ndjekur nga vetë zëvendës ambasadori Sinan Bash dhe përkthyesi Stefan Vucani.

Siç shikohet nga kjo foto e siguruar nga Report TV numri dy ambasadës turke është në shoqërinë e përkthyesit shqiptarë. Në mungesë të ambasadorit Hidayet Bayraktar i cili ndodhet në Ankara, fillimisht zëvendës ambasadori Sinan Bash ka qëndruar në shkallët e gjykatës Durrës për të pritur ardhjen e Muhammed Aydogmus i prangosur nën shoqërinë e tre policëve.

Prezenca e zëvendës ambasadorit në këtë proces gjyqësor tregon rëndësinë që i jep shteti turk ekstradimit të Muhammed Aydogmus i cili cilësohet nga Ankaraja si anëtarë i grupi terrorist të armatosur.

Nga ky proces ekstradimi Ankaraja zyrtare ka preferuar të ketë marrë informacion të dorës së parë në kohë reale nga ambasada turke. Prezenca e diplomatëve në procese të tilla gjyqësore ku shteti i tyre ka interesa është sanksionuar në Konventën e Marrëdhënieve Diplomatike të Ambasadave të Vjenës.

Gjyqtarja e gjykatës Durrës Eda Kaja pranoi kërkesën e avokatit të Muhammed Aydogmus për të zhvilluar seancat e tjera gjyqësore të ekstradimit i lirë me kusht kundrejt një garancie pasurore prej 1000 euro.

Ambasada e Turqisë në Tiranë i tha REPORT TV të shtunën se dy vendimet e dhëna nga gjyqtarët Petraq Curri më 11 Tetor dhe Eda Kalaja më 13 Tetor janë zhgënjyese dhe skandalozë që bëjnë të cënohet siguria kombëtare e Shqipërisë.

Pas lirimit me kusht shtetasi Turk Muhammed Aydogmus së bashku me familjen kanë kërkuar azil politik. Ky proces ekstradimi sado rutinor në pamje të parë për gjykatat shqiptare duket se ka futur në një kurs përplasje Tiranën me Ankaranë nëse do ti referohemi deklaratës së Ambasadës Turke në Tiranë ku nënvizonte se Shqipëria dha një shembull të keq në luftën kundra terrorizmit.zevendes amb turk

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne